Berisha njofton rritjen e rrogave dhe pensioneve
Kjo rritje e pagave dhe pensioneve, - u shpreh Kryeministri, - vjen në kundra rrymë me të gjithë trendin e qëndrimeve të qeverive të vendeve të Evropës, por në tërësi edhe të botës.
“Rritja e paprecedentë e eksporteve “Made in Albania”, rritja me 14 për qind e depozitave bankare dhe rritja me 28 për qind e regjistrimit të bizneseve të reja në 5 muajt e parë të këtij viti, janë tregues të cilët përgënjeshtrojnë në mënyrën më bindëse të gjithë propagandën e zisë dhe ndjellakeqe që bëhet sot rreth situatës së ekonomisë shqiptare dhe shtyjnë qeverinë shqiptare të ë vendoset në kundra rrymë për rritjen e rrogave dhe pensioneve, siç ishte parashikuar”, tha Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.
Më tej, Kryeministri u shpreh se këtë vit do të shkohet në Parlament me qëllimin për të shkurtuar shpenzimet e institucioneve. “Në qoftë se vendosim të rrisim rrogat dhe pensionet, - u shpreh Kryeministri, - ne do t’i qëndrojmë asaj që kemi deklaruar për shkurtimin me 20 për qind të buxhetit të të gjitha institucioneve”.
Kryeministri Berisha vlerësoi si jashtëzakonisht pozitiv edhe trendin e inflacionit, i cili muajin që shkoi ra me 1.2 për qind. Duke u ndalur tek borxhi, Kryeministri Berisha mohoi deklaratat se huamarrja është rritur me 860 për qind.
“Kemi një ligj në Parlament, i cili autorizon këtë qeveri për ato parametra që janë votuar, të marrë hua 50 miliardë lekë. E vërteta është se deri më tani nuk janë marrë as 16 apo 17 miliardë”, u shpreh Kryeministri.