E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami refuzon deputetet PS Po fsheh provat

Socialistët sërish nuk u lejuan të kryejnë kontrollin në Ministrinë e Mbrojtjes. Me urdhër të Imamit refuzohet kontrolli në dikaster i anëtarëve të Komisionit të Sigurisë. Pas moslejimit, nënkryetari i Komisionit Ilir Gjoni e cilësoi puç kushtetues.

"U gjendëm përpara një rasti flagrant të shkeljes së Kushtetutës, madje unë do ta quaj një puç kushtetues. Eshtë për të ardhur keq që ky ministër, i cili ka qenë një ndër hartuesit e Kushtetutës, të jetë edhe shkelësi më i rëndë i Kushtetutës dhe ligjeve ne fuqi. Në historinë e Komisionit të Sigurisë në këto 20 vjet, unë nuk di të ketë patur një rast të tillë. Unë kam qenë koleg me zotin Imami, kam patur një përshtypje tjetër", tha nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni.

Pak minuta pas ketij refuzimi, ne Komisionin e Sigurise, anetaret e tjere te opozites akuzuan me radhe se ministri po kerkon kohe qe te fshehe dokumentacionin, duke arritur deri ne piken se vete Imami ne seancën degjimore te meparshme e ka genjyer Komisionin. Por deputete te maxhorances propozuan jo kontroll ne dikaster por ne zyrat e Kuvendit, ku çdo informacion i kerkuar te serviret nga Ministria.

Vete kryetari i ketij Komisioni mbylli mbledhjen e radhes, duke thene se do procedohet sipas ligjit, pa percaktuar menyren e kontrollit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›