E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce Task Force per Vangjush Mion

Edhe pse ende nuk ka përfunduar inventari i veprave në galerinë e arteve në qytetin e Korcës, lajmi për zhdukjen e një sërë pikturash, kryesisht ato të piktorit te shquar, Vangjush Mio, ka bërë të ngrihet Task force e policisë, të cilët sëbashku me dy prokurorë do të hetojnë mbi atë cka ka ndodhur. Në përberje të grupit ka ekspertë të antikrimit financiar, ekspertë të veprave të artit, të cilët kanë nisur menjeherë me perpilimin e listës së personave që do të merren në pyetje. Gjithashtu grupi eshte ne pritje te konluzionev te inventarit qe vete administrata e galerise eshte duke bere, ndersa me ne fund eshte realizuar edhe denoncimi ne polici per mungesen e pikturave. Lajmi u be I ditur te henen nga drejtuesi e galerise Vladimir Topi, , i cili edhe para gazetareve pohoi problemin, ndonese pse i paqarte per cfare ka ndodhur.
Aktualisht ne galeri nuk gjenden dhjetra piktura, midis tyre thuhet se mungojne rreth 30 piktura te piktorit Vangjush Mio. Iventari I fundit eshte bere ne vitin 2011 dhe galeria per shume vite me rradhe ishte lene ne kujdesin vullntare te piktori Sotiraq Xega. Fondi I galerisë së arteve Guri Madhi përbëhej nga më tepër se 800 punime në pikturë dhe skulpturë, ku rreth 60 vepra janë të piktorit të popullit Vangjush Mio.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›