“Imazhi”/ Dronët zbulojnë drogën në Lezhë, asgjësohen 1844 bimë kanabisi

Policia e Lezhës ka asgjësuar nëpërmjet djegies 1844 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme të qarkut, duke finalizuar fazën e 26-të e megaoperacionit të koduar “Imazhi”.
Bimët narkotike u gjendën konkretisht:
“Në rrethin Lezhë, janë gjetur në total 1061 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në 2 njësi administrative, konkretisht 593 bimë u gjetën në fshatin Troshan të njësisë administrative Blinisht, ndërsa 468 bimë u gjetën në fshatrat Fregen dhe Rras i Butë të njësisë administrative Ungrej;
Në rrethin Kurbin u gjetën të kultivuara në total 412 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, konkretisht 380 bimë u gjetën në fshatin Alk të njësisë administrative Fushë Kuqe, ndërsa 32 bimë u gjetën në fshatin Shkopet të njësisë administrative Milot.
Gjithashtu, në rrethin Mirditë, në njësinë administrative Kaçinar, në fshatin Shëngjergj, u gjetën të kultivuara 371 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa”, thkesohet në njoftim.
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/