Akuzohet se mori 330 mijë lekë ryshfet për një tender në Ministrinë e Shëndetësisë, SPAK çon për gjykim Joana Duron

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet në lidhje me çështjen e ryshfetit për një tender në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ka çuar për gjykim Sekretare e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe personat e tjerë të akuzuar, Laura Shteto, Vladimir Topi dhe Silvi Shehi.
Sipas SPAK, Duro, e akuzuar për korrupsion pasiv, ka përfituar 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1,“Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës, me fond limit 805.872 lekë”.
Kjo shumë parash i është dorëzuar të Duros në zyrën e saj në Ministrinë e Shëndetësisë, ku dhe është bërë kapja në flagrancë e saj, nga Laura Shteto, Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.
Shteto i mori paratë nga inxhinieri në “Dricons” sh.p.k, që ishin dhënë si përfitim nga Vladimir Topi, administrator i kompanisë.
Duro dhe Sheto u arrestuan më 2 qershor, ndërsa me 4 qershor u ndaluan edhe administratori dhe inxhinieri i kompanisë së favorizuar për të fituar tenderin.
/rtsh.al/