E Diel, 1 Nëntor 2026

Imazhinisti i fuqishem Tomas Transtrmeri - Fitues i mimit Nobel 2011

Ne Stokholm shume vete besonin qe juria e mimit Nobel donte ti kursente 80 vjecarit Tomas Transtrmer nderkohe te semure rende barren e emocionit per cmimin me te rendesishem te letersise ne bote. Vec kesaj prej kohesh ishte e qarte se poeti me i famshem i Suedise e ka merituar mimin Nobel te letersise si pak te tjere. Tani ate e nderuan me kete cmim dhe kur u be i njohur ky fakt kudo shpertheu gezimi.

Per pervjetorin e 80-te me 15 prill qeveria e Suedise i dhuroi Transstrmerit titullin e nje profesori. Kolegu i tij shkrimtar Lars Gustaffson shkroi ne gazeten Dagens Nyheter Ai eshte nje personalitet mistik nje poet i cili ka pare zeron piken boshe ne qender pa te cilen nuk ekziston asgje. Poezia e tij eshte e mbushur me imazhe te kthjelleta thuhet ne argumentimin e jurise.

Bildunterschrift Tomas Transtrmer ne shtepine e tij

Nje fjale ne vend te llomotitjes

Gazeta me e madhe e Suedise Aftonbladet e quajti Transtrmerin poet qe e duan te gjithe. Atje ku te tjere do te flisnin me 100 fjale megjithese 10 do te mjaftonin Transtrmeri na jep vetem nje fjale shkruan kritiku Henrich Detering ne gazeten Frankfurter Allgemeine Zeitung kur u botua i perkthyer ne gjermanisht vellimi shume i holle me poezi i Transtrmerit E paditura e madhe160 ne shtepine botuese Hanser.

Poezite te cilat jane shkruar pasi ai u semur jane hartuar ne nje proces te mundimshem dhe te komplikuar me te shoqen Monica Bladh-Transtrmer. Poeti i qete pas disa hemoragjive cerebrale nuk eshte ne gjendje te artikuloje me shume se po ose jo. Megjithate qe atehere ai ka botuar disa vellime me poezi pjesa me e madhe e tyre ne formen e rrepte minimaliste japoneze Haiku si edhe autobiografine Kujtimet me shohin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje nga fotot e rralla te Tomas Transtrmer me rastin e 80-vjetorit te tij

Ne paqe me veten

Ne daljet e tij te rralla ne publik Transtrmeri te le gjithmone pershtypjen e nje njeriu i cili eshte ne paqe me veten e tij. Per pervjetorin e tij te 80-te poeti i ndrojtur lejoi ta intervistojne dhe fotografojne duke luajtur me nje dore ne piano ne ekskursione ne karrige me rrota dhe ne trajnim te fizioterapetja.

Pas daljes se tij si poet ne vitin 1954 u deshen rreth tri dekada derisa kritika edhe nderkombetare ta kthente vemendjen te Transtrmeri. Ne vitin 1981 suedezi mori cmimin gjerman Petrarca ne vitin 1990 mimin e Letersise te Keshillit Nordik dhe ne vitin 1992 ai mori serish ne Gjermani mimin Horst-Bienek.

Autor dpa/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

160

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›