Stafete suksesesh - Gjermania fitoi ndeshjen kunder Turqise

Skuadra gjermane ka vazhduar edhe ne Stamboll stafeten e sukseseve per ndeshjet kualifikuese ne Kampionatin Evropian. Gjermania fitoi kunder Turqise me rezultatin 31 duke shenuar keshtu fitoren e nente radhazi ne nente ndeshje kualifikimi. Per gjermanet i shenoi golat Mario Gomez ne minuten e 35-te Thomas Mller ne minuten e 66-te dhe Bastian Schweinsteiger ne 11-metersh ne minuten e 86-te. Kontribut te rendesishem ne suksesin e trajnerit gjerman Joachim Lew ka luajtur edhe portieri i ri gjerman Manuel Neuer i cili beri pritje te shkelqyera por ne minuten e 79-te ai nuk kishte shanse ndaj Hakan Baltes duke e pesuar keshtu nje gol.Bildunterschrift Lw vigjilent
Ne forme te shkelqyer - gjermanet kane nje qellim
Pas ndeshjes Neuer u shpreh Kjo eshte shume e rendesishme. Nga cdo loje merr dicka pozitive me vete. Ne e vendosem kete qe me pare - dhjete ndeshje - dhjete fitore. Tani jemi para ndeshjes me Belgjiken dhe duam te plotesojme qellimin tone.
Skuadra gjermane mjaft e pergatitur nuk la te ndikohej aspak nga te 50.000 spekatoret turq tifoze qe kishin mbushur stadiumin e Stambollit dhe fershellenin pa pushim. Ne momentet e duhura ajo goditi me gjakftohtesi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Turqve nuk i mbetet tjeter vec te bertasin
Filozofia e Lw
Sulmuesi Mario Gomez Kjo eshte edhe filozofia e trajnerit por edhe skuadres. Po qe se e fitojme topin nga fundi dhe kundershtari eshte ne defensive atehere duhet te godasim. Dhe mendoj se kete e kemi realizuar shume mire.
Ndersa turqit pas humbjes me kryesuesen e grupit Gjermanine tanime duhet te dridhen per vendin e dyte ne Grupin A. Sepse aktualisht aty qendon Belgjika e cila ndeshjen kunder Kazakistanit arriti ta fitoje me rezultatin 41 ne stadiumin e vet.
Autor Calle Kops/Lindita Arapi
Redaktoi Angjelina Verbica