E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: E pafalshme për Xhaferrin mos dijë ku ndodhen eshtrat e Ismail Qemalit

Pas deklaratës së ministrit të Kulturës Ferdinand Xhaferri, se po negocion për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të Ismail Qemalit, ka reaguar PS e cila e ka quajtur këtë deklaratë një tjetër tregues të shkallës së lartë të paaftësisë së qeverisë dhe ministrave.
"Është e pafalshme për një Ministër Kulture, të mos ketë njohuritë më elementare mbi vendndodhjen e eshtrave të njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Është edhe më e pafalshme që një ministër i kësaj Qeverie të gënjejë hapur opinionin publik duke thënë se po negocion personalisht me palën italiane një marrëveshje që nuk mund të negociohet, pasi nuk mund të egzistojë", tha zëdhënësja e PS, Imeraj.
Sipas Partisë Socialiste, Ferdiand Xhaferri nuk mund të jetë kurrësesi ministri i Kulturës i Republikës së Shqipërisë. "Niveli kulturor i Z. Xhaferri tregon se ai nuk mund të drejtojë këtë institucion dhe nuk mund të përfaqësojë vlerat kulturore dhe historike të Shqipërisë", tha Imeraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›