Berisha: Ligj të ri për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se është duke u përgatitur një ligj i ri për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës me anë të të cilit do të marrin zgjidhje çështjet e pronësisë. Sipas tij pranë AKKP-së janë mbledhur deri tani 8 mijë ankesa. "të gjitha këto duhet të marrin një përgjigje", tha Berisha.
Ky institucion do të shqyrtojë ankesat e ish-pronarëve dhe më pas, ai do të shkojë drejt shkrirjes së tij.