E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: PD largon vëmendjen për hapjen e kutive

“Karagjozllëku me të vërtetën e me opinionin publik s’ka të sosur. Del Poni i listave të manipuluara e kutive të mbyllura dhe kërkon shkarkimin e Ramës si kryetar bashkie me akuzat që Edi Rama i ka çuar në gjykatë e në prokurori”, theksoi zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj.

Sipas saj, deklarata të tilla bëhen për të shpërqëndruar vëmendjen për mos hapjen e kutive të votimit. “E kanë të kotë, nuk i shpëtojnë dot ballafaqimit me të vërtetën duke ngritur një mal shpifjesh e intrigash për t’i larguar sytë e shqiptarëve nga krimi i fshehur në kutitë e 28 Qershorit”, vijoi ajo.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›