Balla: Vetëm në Shqipëri nuk hapen kutitë
“Në Rumani, filloi dje procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave dhe bëhet fjalë për një vend ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 milionë votues dhe ku ka patur 140 mijë vota të pavlefshme. Pak rëndësi ka nëse nga rinumërimi do të ndryshojë apo nuk do të ndryshojë rezultati përfundimtar, e rëndësishme është që nga ky proces fiton demokracia, fitojnë qytetarët”, u shpreh ai për mediat.
Sipas tij, një shembull i tillë tregon se kërkesa e Partisë Socialiste dhe e opozitës në tërësi, është një kërkesë legjitime. “Në djepin e demokracisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, kutitë u hapën ndërsa rinumërimin e bënë gazetarët. Në Itali pak vite më parë u respektua kërkesa e Berluskonit për hapjen e kutive dhe rinumërimin e fletëve të votimit. Edhe në Afganistan ku ne kontribuojmë me forcat tona të armatosura u hapën kutitë dhe u rinumëruan votat”, tha më tej ai, duke shtuar se vetëm në Shqipëri nuk hapen kutitë.