Imeraj:Berisha të ruajë qetësinë e të hap kutitë

Partia Socialiste reagoi sot duke akuzuar maxhorancës se bën shpifje të pavërteta, por sipas kësaj partie, kjo është e kuptueshme për shkak të dëshpërimit.
"Ka kohë që Sali Berisha e ka humbur qetësinë e që dëgjojmë të nxjerr nga goja e tij apo tellallëve të tij, fjalë e akuza të pavërteta. Deri diku është e kuptueshme, njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara", theksoi zëdhënësja Armela Imeraj.
Ajo shtoi se "të vjen keq kur sheh se Sali Berisha dëshpërohet ngaqë e vërteta po del në shesh, se transparenca po fiton mbi kutitë e mbyllura, e se të gjithë miqtë ndërkombëtarë janë rreshtuar në mbështetje të hetimit të zgjedhjeve".
"Në këto momente Sali Berisha bën mirë të ruajë qetësinë. Të hapë kutitë e të bëj transparencën e ekonomisë të cilën ky njeri po e shkatërron çdo ditë", tha zëdhënësja.