E Shtunë, 31 Tetor 2026

RamaDo nisim protestat nëse s'ka transparencë

Kryetari i Partisë Socialiste edi Rama ka thënë se opozita është e gatshme ti rikthehet protestave e madje edhe grevës së urisë nëse kërkesat e saj për transparencën e zgjedhjeve nuk plotësohen nga maxhoranca.
Rama zhvilloi dje në mbrëmje një takim me anëtarësinë e Partisë Socialiste në Shkodërme rastin e 19 vjetorit të krijimit të kësaj partie.
Gjatë takimit, kreu i PS, Edi Rama është shprehur se "do të bëjmë çdo kompromis me mazhorancën për të garantuar transparencën e zgjedhjeve".
Pasi falenderoi socialistët e Shkodrës dhe deputetët e këtij Qarku për mbështetjen e protestave të PS dhe të grevës së urisë, Rama theksoi se do të vijojë të kërkojë transparencë për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar.
"Në rast se zgjidhja nuk do të vijë nga këto negociata që po zhvillohen ne jemi të gatshëm për të vazhduar betejen tonë", u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›