Imigracioni mbetet teme e nxehte ne zgjedhjet presidenciale 2012

Ne zgjedhjet presidenciale te 2012 hispaniket mund te luajne nje rol me te madh se kurre me pare ne percaktimin e fituesit te zgjedhjeve. Ky eshte grupi i votuesve qe po perjeton rritjen me te madhe ne numer. Shume latino-amerikane po e ndjekin me vemendje garen presidenciale vecanerisht per sa u perket pikepamjeve te kandidateve lidhur me imigracionin. Korrespondentja Elizabeth Lee njofton nga Los Anxhelosi i Kalifornise nje shtet qe miratoi kohet e fundit nje ligj per tu ofruar studenteve ndihme financiare edhe ne rastet kur jane imigrante te paligjshem.
Une kam lindur ne Halisko te Meksikes. Erdha ne Shtetet e Bashkuara kur isha 2 vjec.
Rasti i Nancy Meza nuk eshte unik. E ema e solli ketu per tu arsimuar.
Une erdha me nenen permes shkretetires te dyja pa dokumenta. Une e konsideroj veten amerikane. E vetmja gje qe me mungon eshte dokumenti.
Meza sapo ka mbaruar studimet universitare dhe tani do te zgjedhe te vazhdoje studimet pasuniversitare ose studimet juridike. Nje ligj i ri ne Kaliforni i titulluar Ligji i ndrrave ia ka lehtesuar permbushjen e ketyre planeve pasi edhe studentet qe nuk jane me dokumenta te rregullta kane mundesi te marrin ndihme financiare per te ndjekur studimet ne nje universitet shteteror ne Kaliforni.
Pa diskutim miratimi i Ligjit te ndrrave ka hapur per ne dyer qe te jemi ne gjendje te realizojme ato qe kemi deshiruar gjithmone.
Perllogaritet se rreth 11 milione imigrante pa dokumenta jetojne ne Shtetet e Bashkuara. Prej tyre dy milione jane te rinj dhe student thote Kent Wong drejtor i Qendres per Forcen e Punes ne Los Anxhelos te Kalifornise. Vetem 3 shtete amerikane lejojne imigrante te paligjshem te aplikojne per ndihme financiare ne universitete shteterore
Keta te rinj nuk kane thyer ligjet. Ata kane bere ato qe u ka kerkuar shoqeria jone. Ata kane punuar fort kane studiuar fort dhe kane vazhduar shkollen. Tani qe jane gati per universitet duam ti ndeshkojme per dicka qe nuk e kishin ne dore.
Ligji i ndrrave doli para Senatit amerikan por nuk mori votat e nevojshme. Ky ligj do tu kishte hapur imigranteve te paligjshem rrugen e shtetesise.
Faktikisht pasi pjesa me e madhe e imigranteve te paligjshem jane nga Azia dhe Amerika Latine anetaret konservatore te Kongresit shumica e tyre te bardhe kane reaguar me force pasi i tremben integrimit te studenteve me ngjyre ne shoqerine tone.
Por politologu republikan Luis Alvarado thote se pikepamjet e shume demokrateve dhe republikaneve jane te ngjashme. Ai thote se shume republikane dhe latino-amerikane preferojne reformimin e politikave te imigracionit ne nivel kombetar pasi shtete si Kalifornia nuk mund te kene politika individuale per imigracionin.
Mjafton te shkosh ne nje spital te Los Anxhelosit dhe do ta kuptosh nga ata qe sheh ne sallen e urgjences se kush po i shfrytezon keto sherbime. Kjo eshte nje barre qe e bart gjithe shoqeria pasi kjo ceshtje nuk eshte zgjidhur. Zgjidhja do te jete teper e nderlikuar dhe fakti eshte qe nuk do te gjejme zgjidhje deri ne zgjedhjen e presidentit te ardhshem.
Edhe vete kandidatet republikane qe shpresojne te perballen me Presidentin Obama ne zgjedhjet e nentorit 2012 kane pikepamje te ndryshme. Disa prej tyre thone se zgjidhja eshte me ndertimin e nje muri rrethues pergjate kufirit SHBA-Meksike te tjere duan gjetjen e menyrave per tu dhene status te ligjshem imigranteve te paligjshem qe ndodhen ne Shtetet e Bashkuara. Zoti Alvarado thote se republikanet dhe demokratet duhet te punojne se bashku dhe te mos vonojne gjetjen e nje zgjidhjeje per ceshtjen e imigracionit.