E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney ne krye te anketave ne Iowa

Kandidati republikan per president Mit Romney kryeson aktualisht anketat me votuesit ne shtetin Iowa nder kandidatet republikane per president dy dite para zgjedhjeve partiake ne kete shtet prova e pare per republikanet ne garen presidenciale.

Nje ankete e publikuar dje nga nje gazete e rendesishme e ketij shteti i jep ish guvernatorit te Massachusetts 24 perqind mbeshtetje krahasuar me 22 perqind per ligjvenesin Ron Paul.  Ish senatori amerikan Rick Santorum radhitet ne vendin e trete pasuar nga ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich ne vendin e katert.

Profesori i shkencave politike ne Universitetin e Iowas Timothy Hagle shpjegon arsyet perse qendrimi ne krye i Romney-t dempton kandidatet e tjere.

Romney  eshte pergatitur per nje rruge te gjate ndryshe nga disa kandidate te tjere. Gingrich Santorum apo cdokush tjeter qe nuk arrin te ngrihet pas rezultatit ne Iowa dhe New Hampshire nuk do te mund te marrin mbeshtetje financiare per te cilen kane nevoje per te ecur drejt zgjedhjeve te tjera te rendesishme paraprake.

Ndersa fituesi ne Iowa mund te mos arrije te marre kandidaturen republikane apo presidencen nje rezultat i dobet ne keto zgjedhje mund te detyroje disa kandidate te dalin nga gara.

Jon Huntsman i cili ishte ambassador i caktuar nga presidenti Barak Obama ne Kine po e perqendron fushaten e tij ne New Hampshire shteti i dyte qe do te mbaje zgjedhje paraprake ne daten 10 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›