E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet “Kromozomet”

Nga Mehdi Abdullahu më 14 prill 2011 në ora 14:59

Sfilata e paralajmëruar e Krenare Rugovës me titull “Kromozomet” është anuluar për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Në një komunikatë të lëshuar nga organizatorët e kësaj sfilate thuhet se prezantimi që ishte paralajmëruar të mbahet më 14 prill 2011 te shtatorja e Gjergj Kastriot -Skënderbeut, anulohet për shkak të motit të keq.

“Siç edhe jeni njoftuar, e gjithë kjo ngjarje do të mbahet nën qiellin e hapur, diçka që është e pamundur të bëhet në këtë mot të paparashikuar. Megjithëse moti do të jetë faktor përcaktues për caktimin e datës së re, me shpresë që të jetë javëve në vijim (fund të muajit prill – fillimi i muajit maj)”, thuhet në komunikatë.

Realisht, mësohet se organizatorët kishin pyetur edhe institutet meteorologjike në Kosovë, të cilët u kishin thënë se moti nuk do të prishet gjatë këtij muaji, por gjërat kishin dalë ndryshe dhe ata ishin detyruar që të mos e mbajnë sfilatën.

“Prandaj, në momentin e parë që kushtet klimatike (moti) përmirësohen, atëherë brendi KR do t’ ju njoftojë mbi datën e re të këtij organizimi”.

Njëkohësisht organizatorët kanë lajmëruar se ftesat, thirrjet dhe akreditimet e shpërndara mbesin të vlefshme sikurse edhe i gjithë programi dhe mysafirët e paralajmëruar. “Asgjë nuk ndryshon, veç datës së re”.

Ndryshe, sonte ishte paraparë që Krenare Rugova të prezantohet me disa veshje unike në kuadër të një sfilate me titull “Kromozomet”, përderisa në të ishin paraparë që të paraqiten krijimet unike të stilistes kosovare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›