Importi i energjise elektrike

Vetëm pak ditë pas garancisë prej 50 milionë eurosh, Qeveria mund të
detyrohet të japë të tjera para për të siguruar furnizimin e vendit me
energji.
KESH pagoi menjëherë 18 milionë euro detyrime të prapambetura ndaj furnitorëve, ndërkohë që vetëm fatura e importit për 20 ditë të muajit tetor ishte 14 milionë euro të tjera. KESH është duke importuar energji për të kompensuar pjesën e detyruar të CEZ-it, e cila deklaroi zyryarisht se është në vështirësi financiare dhe nuk garanton dot furnizimin me energji.
Aktualisht Korporata blen nga jashtë 11 milionë kilovat orë ose 700 mijë euro energji në ditë. Burime konfidenciale thonë për Top Channel se shuma e mbetur nga garancia mjafton për të siguruar energji deri në fund të nëntorit. Me rezervat hidrike afër pikës së vdekjes, Qeveria mund të detyrohet të ndërhyjë sërish për të garantuar furnizimin e vendit me energji në dhjetor duke dhënë të tjera para.
Nëse kjo ndodh borxhi publik i vendit, edhe zyrtarisht kërcen mbi kufirin ligjor 60 për qind dhe tashmë edhe vetë qeveria duket e dorëzuar.
Por ky është vetëm kufiri zyrtar. Shifra reale e borxhit mund ta ketë thyer kufirin 60 për qind që më parë nëse përfshihen detyrimet e prapambetura që Qeveria ka ndaj kompanive private për punët publike apo dhe rimbursimin e TVSH-së.
Tkurrja e rritjes ekonomike në nivelet minimale i ka futur financat publike të vendit në një rrugë të paqëndrueshme dhe tashmë shpresa e vetme e qeverisë që buxheti të mos shthuret është që privatizimi i Albpetrol të përfundojë me sukses.