Importi i mbetjeve urbane qeveria vendim te vecante per cdo produkt

Kryeministri Berisha Nga lista jeshile mund te importohen vetem 55 produkte. Bare-Mediu debat ne Parlament per plehrat
Asnje mbetje nuk do te hyje ne vendin tone pa marre me pare miratimin e Keshillit te Ministrave. Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje ne mbledhjen e qeverise se importi i seciles mbetje do te vendoset me vendim qeverie. Kreu i qeverise sqaroi gjithashtu se vendimi i marre nje jave me pare ishte ne parim per te percaktuar nga 166 produkte te propozuara ne Shqiperi te vijne vetem 55 te tilla por edhe keto me vendime te vecante. Kryeministri theksoi se mbeturinat nuk jane per djegie por per riciklim.
Mbetjet
Sa here qe do te kete kerkese nga nje kompani per te importuar mbetje per qellime riciklimi do te jete Keshilli i Ministrave qe do te vendose. Kryeministri Berisha tha Ky eshte i vetmi vendim qe rregullon ne menyre kritike dhe kufizon ne menyren me te qarte importin e mbetjeve. Vendimi thote se vetem keto mbetje mund te importohen dhe vetem keto po keshtu secila prej tyre me vendim te vecante qeverie dhe eshte unik ne llojin e vete per sa u perket garancive.
Nga ana tjeter kreu i qeverise thekson se per kete projekt shoqatat mjedisore kane reaguar pozitivisht dhe kerkon nga ato nje pjesemarrje serioze ne mbikeqyrjen e ketij procesi. Shoqatat mjedisore kane reaguar pozitivisht. Eumlshte detyrim i vendit ne procesin e integrimit evropian. Kerkoj pjesemarrje serioze aktive te ketyre shoqatave ne mbikeqyrjen e ketyre proceseve - u shpreh Berisha ndersa i quajti antiglobaliste ata qe jane shprehur kunder ketij projekti. Kundershtuesit e projektit jane antiglobaliste dhe armiq te mjedisit. Antiglobalistet ushqehen nga mafia - u shpreh Berisha. Per kete ai kerkoi dialog konstant me shoqatat mjedisore ne perpunimin e te gjitha praktikave te monitorimit te zbatimit te cdo vendimi te vecante qe do te marre qeveria ne perputhje me kerkesen e industrise ricikluese per produktet qe do te vijne ne vend.
Debati
Pak me heret ne Parlament vendimi i plehrave ka ngjallur debat edhe mes deputetit te Partise Socialiste Besnik Bare dhe ministrit te Mjedisit Fatmir Mediu.
Deputeti Bare ka kundershtuar serish vendimin e qeverise. Ai tha se importimi i plehrave eshte i pamundur pasi Shqiperia nuk ka kapacitete per menaxhimin e tyre.
Mungesa e kapaciteteve monitoruese e shnderron Shqiperine ne nje destinacion te mbetjeve te rrezikshme toksike si dhe mbetjeve biologjike me pasoja te renda per shendetin dhe jeten e qytetareve. Eumlshte absurde te vazhdoje te nxitet importi i plehrave te botes ne nje kohe kur vendi eshte e mbuluar nga plehrat. Perpara se te mendojme per plehrat e botes Berisha ben mire qe te zgjidhe problemin e plehrave tona qe jane kthyer ne turpin e ketij vendi. Ne Shqiperi hidhen ne plehra 120 mije tone leter vetem 4 mije tone riciklohen - tha deputeti Besnik Bare.
Ne kete debat te hapur per kete ceshtje ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se vendimi i qeverise nuk ben fjale per importim te plehrave por vetem percakton listen e gjelber te mbetjeve qe nuk jane te rrezikshme. Per cdo mundesi te importimit te tyre ne Shqiperi do te kete vendimmarrje te posacme nga qeveria tha ministri. Ky eshte vetem nje vendim qe percakton listen e gjelber. Te nderuar kolege deputete cdo import i cdo lloj mbetjeje sipas ketij vendimi do te kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave. Pra ky vendim nuk percakton importin po listen e mbetur se sa here qe do te kete kerkese nga nje kompani per te importuar mbetje per qellime riciklimi do te jete Keshilli i Ministrave qe do te vendose. Lista e gjelber nuk eshte lista e mbetjeve te rrezikshme - tha Fatmir Mediu minister i Mjedisit.
Sipas ministrit te Mjedisit qe ne vitin 2003 ka pasur nje vendim te qeverise per procedurat e importimit te plehrave. Ai tha se ne vitin 2005 qeveria Berisha mori nje tjeter vendim qe ndalonte importin e mbetjeve te rrezikshme.