Mosnjohja premisa e forte e vetme e paragjykimit
E para gje qe konstatoj nga te gjithe popujt e Ballkanit eshte paragjykimi si e vetmja gje qe e kemi gratis nuk po flas per jeten e tyre private ose sapo te dalesh jashte pragut te shtepise. Por flas per nje dimension me te madh te ketij paragjykimi.
Per njerez qe nuk kane takuar kurre nje serb kroat maqedonas etj. dhe apriori ne imagjinaten e tyre krijohet nje historiografi vizatimesh mitologjike pra demonizojne pafundesisht trajta tip antropomorfe demonologjike te kundershtarit fqinjit. Te gjitha keto perfytyrime i ushqejne legjendat gojedhenat histori e shtremberuar pamundesia dhe paaftesia per ta njohur dhe deshiruar e komunikuar realisht me letersine.
Mosnjohja eshte premisa e forte e vetme e paragjykimit. Tani dihet qe popujt e Ballkanit kane shume te perbashketa. Sepse nese flasim per nje tip homos ballcanicus pra per nje tipologji dhe karakter ballkanik kjo nuk eshte shprehje ne hava klishe per arsye se ekzistojne shtresa te perbashketa te miteve supersticionit eposeve dhe kultures burimore te perbashket qe kane formesuar se bashku me fatin e perbashket historik nje tipologji te perafert te karakterit. Sigurisht nuk dua te perfshij se sa te ngjashem jemi sa gjera te perbashketa kemi pasur dhe gjynah qe ne nuk arrijme dot te kemi marredhenie te shkelqyera. Perkundrazi nga kjo mosnjohje dhe ne etapa kyce historike decizive nuk i eshte dhene hapesire komunikimit kulturor qe perfaqeson ose percjell thelbin e perbashket te ketyre popujve.
Ne rrethana te favorshme per njeren pale ose te pafavorshem per tjetren ka marre perpjete projekti historik nacionalist politik ne te shumten e rasteve jo i pavarur jo origjinal cfare ben gjithmone si risi ne rrethana te tilla nje tradite tragjike te popujve te Ballkanit sic jane spastrimet etnike masakrat mbi baze nacioni deportimet etj. Nuk po flas per etapa qe kane pasur koniunkturat e tjera qe jane me te vona prej diktaturave apo neodiktaturave.
Ajo qe me vjen habi eshte se kam pasur gjithmone kureshtje te di si eshte poezia popullore e popujve te Ballkanit si eshte poezia epike e popujve te ndryshem te Ballkanit si eshte letersia cfare trajektore ka ndjekur kjo letersi sigurisht dhe aspektet e tjera qofshin keto te mitologjise religjionit apo historise. Ne pjesen me te madhe e kemi pasur te pamundur dhe para njohjes jemi mesuar me paragjykimin.
Nje here u dhashe pas nje hobi doja te dija perse ne Shqiperi ka sensiblitete te gjera popullore dhe krahinore per nje kenge te caktuar. Me beri pershtypje kenga e Rexhes. U mundova te kerkoj se cfare harte ka si shtrihet kjo Dhe ishte e pashmangshme kerkimi ne youtube dhe arrita deri ne Bujanoc Ulqin Tivar etj dhe shihja se si dicka ndryshonte mbi subjektin instrumentet muzikore dhe kishte shtrirje deri ne malesite e uleta te Shijakut.
Pse e thashe kete Ne nje nga keto kerkime ndesha me nje variant te kenduar nga Nexhmije Pagarusha bashke me nje kengetar serb Jordan Nikovic. Sigurisht nje udhetim i merzitshem. Pagarusha dhe Nikovic nje realizim i cuditshem i kenges. Po aty ne faqe te tjera te youtube ishin kenge te tjera te kenduar nga kjo dyshe. Pashe se kenget nuk ishin ne shqip po ne serbisht. U perpoqa te kap logjiken ishte nje grup qe quhej Bozhuret e Kosoves. Jam habitur se ne gjithe repertorin e kengeve ato ishin patriotike mbase dhe legjitime vetem nga pikepamja e Kosoves si etni serbe duke iu referuar mitit te Fushe-Kosoves te vitit 39.
Por une nuk kerkoja nje gje te tille por te vjeter mundesisht me lirike per te prekur ate qe e quajta plazma e supersticionit popullor. Por fatkeqesisht nuk arrita ti gjej.
Kjo sherben gjithsesi per keto kundervenie edhe ne nje kerkim te thjeshte.
Nuk e them se ekzistojne me teprice dhe ne kenget tona patriotike nuk gjendet aroma e xhubletave qe digjen nga dyfeqet apo tablo nga epizmi.
Pavaresisht se ka nje konstrukt me te perbashket qofte si histori ne historite e bashkejeteses se gjate madje te perbashket edhe ne sundim por dhe te nje fare lirie relative asnjehere nuk kam komunikuar drejtpersedrejti qe ta njohim njeri-tjetrin ne kontakt me te drejtperdrejte
Une besoj se kjo utopi edhe ne ish-Jugosllavine e Titos bart dicka te sternjohur megjithese qe nje komunikim i madh mes popujve bart ne thelb dicka te semure qe vetvetiu provokonte nje fare kundervenie dhe nje deshire per te mos degjuar per te mos u bere pjesetare per ta refuzuar ate pike.
Tjeter qe me ben te habitem ne situaten e sotme bashkekohore letersite dhe artet e ketyre popujve te Ballkanit fqinjeve vazhdon te mos njihet prej mureve ose me sakte muret e ngritur prej diktaturave vazhdojne te ekzistojne ne mentalitetet e njerezve dhe ato dihet nuk i shembin dot as miloshevicet as enveristet as politikanet e sotem. Mjerisht jo. Ne kemi murin e madh shqiptar ne mes te pashmangshem. Nuk dime cfare poetesh cfare revistash aktivitetesh kulturore ekzistojne. fare perditshmerie kulturore behet rreth nesh konkretisht ne Kosove.
Ajo qe perben habi tjeter per komunikimin si kulture dhe art te popujve te Ballkanit ku edhe ajo pak njohje qe kemi bart dicka paradoksale qe ka te beje me nje komunikimin jo te drejtperdrejte por nga nje pike e ndermjetme nga nje negociator tjeter jashte Ballkanit. Ne e njohim fqinjin tone duke u nisur nga anglishtja gjermanishtja frengjishtja dhe habitemi duke lexuar nje poet maqedonas serb apo bullgar nga gjuhe te huaja dhe themi sa mire eshte ta perkthejme. Ndermarrim te realizojme perkthimin e perkthimit pa iu drejtuar nje perkthimi origjinal ku nje pjese shume e mire shqiptare jeton me gjuhen maqedonase apo serbe. Keto njohje na prezantojne me shume aksidente dhe keqkuptime. Do te ishte me vend qe per perkthimin e poezise te citoja perkthyesin tone te Homerit Gjon Shllaku se kur vjen puna per te perkthyer gjera delikate nese perkthimi behet nga gjuha e dyte eshte nje lloj si me la te linjtat ne nje vend qe i kane la te tjeret para teje. Pikerisht njohja kam pershtypjen se realizohet permes ketyre ujerave.