E Shtunë, 31 Tetor 2026

Importi i votave ne zonen e tmerrit ja si fiton PD-ja ne Gerdec

Pyetja eshte shtruar nga shumekush pas deklaratave te Sali Berishes se ne 2009 pra nje vit pas tragjedise se Gerdecit gerdecaret votuan per te. Po cila eshte pergjigjja e kesaj pyetje Shifrat duket se i japin te drejte Berishes mirepo a eshte e mundur te votohet per dike e njekohesisht te protestohet vazhdimisht kunder tij sic bejne sot e kesaj dite familjaret e viktimave te Shperthimit ne Gerdec

E pra situata nuk eshte aspak paradoksale. Po Partia Demokratike mund te fitoje ne Gerdec bashke me aleaten e saj Partine Republikane te Fatmir Mediut qe sipas familjareve te viktimave eshte pergjegjes i drejtperdrejte per shperthimin tragjik ne Gerdec. Aleanca Berisha-Mediu etj. madje mund te fitoje serish edhe ne zgjedhje lokale te 2011.

Nuk ka nevoje te binden banoret se fajin nuk e ka Berisha apo Mediu madje nuk ka rendesi fare se cmendojne ata. Fitorja e se djathtes eshte e garantuar permes importimit te votave nga zona te tjera elektorale.

Gerdeci eshte nje fshat brenda territorit administrativ te Bashkise Vore qe aktualisht drejtohet nga kryebashkiaku demokrat Fiqiri Ismaili. Pervec problemeve te shkaktuara direkt prej shperthimit banoret e zones dhe familjaret e viktimave jane ankuar dhe per menaxhimin e fondeve te ndihmave per keto familje.

Sipas tyre keto fonde jane shperndare e vijojne te shperndahen nga zoti Ismaili ne menyre abuzive duke favorizuar klientelen e farefisin e vet dhe duke blere vota me ato para qe do te duhet te rikthenin sadopak shpresen tek keta qytetare. Megjithate sic duket Fiqiri Ismaili nuk ka pse te shqetesohet. Ai e nis garen e vet per Bashkine e Vores me rreth 500 vota avantazh.

Keshilltaret e Partise Socialiste ne Bashkine e Vores kane derguar prane Bashkise nje kerkese me daten 11 mars 2011 ku kerkojne sqarim prej Bashkise mbi vendbanimin e nje liste te identifikuar me 262 votues.

Sipas perfaqesuesve te PS-se asnje prej ketyre nuk banon ne Vore as perkohesisht pra as me qira. Ne nje kerkese te dyte keshilltaret opozitare kerkojne informacion edhe per vendbanimet e 220 votuesve te tjere.

Mirepo Bashkia e Vores u ka kthyer pergjigjen qe mban numrin e protokollit 424/1 dhe thote se keto te dhena sipas ligjit Per Gjendjen Civile kane karakter personal pra nuk mund ti jepen te treteve. Nga ana tjeter po te njejtit ligj i referohen dhe keshilltaret qe kerkojne te vendosen ne dijeni te dokumentave te vendbanimit qe kane per detyrim te paraqesin votuesit kur ndryshojne adresen.

Vote ne kembim te vendit te punes

Situata duket e tensionuar. Sipas nje hulumtimi te gazetareve te Shekullit rezulton qe ne listen e te dyshuarve te jene edhe kusherinj e te aferm te vete kryebashkiakut demokrat te Vores por shumicen e ketyre votuesve te panjohur e perbejne punonjes te firmes se tregtimit te materialeve bujqesore Agroblend.

Keshtu banore te perhershem te komunave perreth po edhe te vendeve te largeta si Kukesi Lushnja Kelcyra e Korca votojne ne Vore. Ata nuk kane asnje kontrate qeraje apo pronesi banese ne qytezen prane Tiranes e gjithsesi votojne aty. Kryesisht jane te punesuar ne filiale apo ne firma qe kane lidhje direkte me Agroblend nje kompani qe per pronar ka vete Fiqiri Ismailin kryetarin e Bashkise se Vores.

Importi i votuesve eshte nje fenomen shqetesues jo vetem pse shformon vullnetin e qytetareve por edhe pse ne nje rast te tille shkel te drejtat e punetoreve te kesaj kompanie private te cilet trajtohen si skllever duke u blere dhe votat ne shkembim te vendeve te punes.

Ne nje njesi administrative si Vora diferencen mes fituesit dhe humbesit e bejne disa qindra vota. Ta nisesh garen me nje avantazh prej afer 500 votash do te thote ta kesh ate te fituar qe ne fillim. Dhe kjo mund te jete arsyeja e vertete se pse ne Gerdec edhe pas shperthimit qe mori jete te pafajshmish edhe pas nje procesi hetimor e gjyqesor te zvarritur e te montuar qe ende nuk e ka vene gishtin te fajtoret per kete tragjedi vazhdon te fitoje pala qe ne te njejten kohe akuzohet si shkaktare.

Posterat e Mediut permbysin Gerdecin

Posterat dhe billboardet me fytyra e slogane politikanesh kane mbushur rruget e Shqiperise nderkohe qe fushata elektorale per zgjedhjet lokale te 8 majit ndizet gjithnje e me shume - fale incidenteve e aksidenteve qe nuk po mungojne dite pas dite por sidomos fale provokimeve te hapura e te fshehura qe duket sikur po pergatisin nje atmosfere te helmatisur terren per trazira.

Nje prej ketyre provokimeve duket se eshte Gerdeci ky fshat a lagje qe voton per Bashkine Vore territor i mbushur me foto te stermedha te Fatmir Mediut i cili ka qene ofiqari i Ministrise se Mbrojtjes ne 15 mars te 2008 kur ndodhi shperthimi famekeq qe mori dhjetera jete njerezish shkaterroi miliona euro prona dhe nxiu nje here e mire jetet e shume prej atyre qe i mbijetuan tragjedise te gjymtuar ose atyre qe humben familjaret.

Nuk ka ndonje arsye per kete bombardim te Gerdecit me material propagandistik nga ana e Mediut po te perjashtosh ketu impulsin e vrasesit qe kthehet ne nje menyre ose ne nje tjeter ne vendin e krimit sic e pershkruan Dostojevski. Mirepo rasti i prozatorit rus eshte pak ndryshe sepse krimineli i tij e gjen nje ndeshkim.

Bashkia moderne e Vores rikonstruktohet cdo vit

Vora ne modestine e vet nuk eshte nje njesi administrative e parendesishme. E shtrire ne nje territor goxha te gjere Bashkia e Vores grumbullon te ardhura e tatime nga nje pjese e mire e bizneseve dhe industrive te vendosura perbri autostrades Tirane-Durres.

Natyrisht pervec te ardhurave kjo Bashki miraton leje e licensa per te ndertuar ne nje zone me interes shume prane Tiranes pra kuptohet qe perben nje objektiv teper interesant per pushtetin. Vitet e fundit Vora eshte administruar nga Fiqiri Ismaili i Partise Demokratike qe ka pretenduar se e ka kthyer Voren ne nje Bashki Moderne.

Arsyeja pse quhet Bashki Moderne mund te vije dhe nga fakti qe ndertesa e bashkise rinovohet vit per vit me fonde jo shume te vogla. Keto jane disa nga te dhenat mbi administrimin e Bashkise Vore

1. Plani i te ardhurave per vitin 2010 ka qene 268.726.579 leke 40 e te cilave jane shpenzuar per te mbyllur investimet e parashikuara per 2009 por te parealizuara ne afat.

2. Fondi i administrates se Bashkise Vore ne vitin 2010 ka qene 61.385.229 leke sepse kjo Bashki moderne e aspak modeste ka 135 punonjes aq sa mund te krahasohet me qytete te medha te Shqiperise.

3. Per pastrimin e qytetit te Vores ne 2010 jane shpenzuar vetem 4.800.000 leke.

4. Per komunikim me celular nga administrata e bashkise jane shpenzuar 900.000 leke.

5. Per karburant jane shpenzuar 3.970.000 leke

6. Per internet nga bashkia Vore eshte shpenzuar nje shume prej 2.900.000 leke.

7. Ne vitin 2008 rikonstruksioni i Bashkise se Vores ka kushtuar 6.000.000 leke.

8. Ne vitin 2009 rikonstruksioni i Bashkise se Vores ka kushtuar 32.000.000 leke.

9. Ne vitin 2010 rikonstruksioni i Bashkise se Vores ka kushtuar 7.851.746 leke.

10. Po ne vitin 2010 eshte miratuar per rikonstruksion fondi prej 13.409.374 leke.

11. Ne 2010 jane shpenzuar 1.000.000 leke per te ndertuar banjo publike edhe pse qyteti sot e kesaj dite nuk ka te tilla.



Galeri foto Lista me emrat dhe vendbanimet e personave qe nuk banojne ne Vore por votojne atje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›