E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinoimeri Do i kthej vlerat e humbura Gjirokastres

Genci Sinoimeri kandidon per bashkine e Gjirokastres nen mbeshtetjen e LSI dhe PD. Ai e konsideron veten si perfaqesues te nje brezi qe do te sjelle te rene ne kete qytet dhe nga ana tjeter do ti ktheje qytetit shkelqimin qe i ka humbur. Duke gjykuar se Gjirokastra nuk ka vizion ne fushen e turizmit dhe trashegimise kulturore Sinoimeri paraqet planin e tij per kater vitet e ardhshme.

Zoti Sinoimeri ju kandidoni per bashkine Gjirokaster perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Fakti qe jam kandidat per bashkine e Gjirokastres nuk eshte thjesht zgjedhja ime personale. Une perfaqesoj frymen e nje brezi i cili kerkon te sjelle te rene ne qytet energjine dhe potencialin. Edhe pse ne keto zgjedhje kam mbeshtetje politike une e stafi im i shohim ato si rikthim shprese per Gjirokastres. Jane te shumta arsyet per te cilat votuesit duhet te me zgjedhin. Mbi te gjitha pasi une mbart deshirat e tyre per ta kthyer Gjirokastren mes vlerave qe i takojne.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Kundershtari im politik e drejton bashkine e Gjirokastres prej shtate vitesh dhe eshte plotesisht i konsumuar ne kete pozicion. Madje mund te them se ai jo vetem qe nuk ka sjelle asgje te re por nuk ka arritur te mbaje as premtimet e bera. Jane 33 premtime drejtuar qytetareve ne vitin 2007 qe jo vetem nuk jane mbajtur por jane perfshire serish ne programin elektoral 2011- 2015. Qyteti perballet me mungesen e vizionit dhe te projekteve per perspektiven e tij aq me teper ne fushen e turizmit dhe trashegimise kulturore.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme

Une dhe bashkepunetoret e mi kemi hyre ne kete gare me nje qellim te vetem ate te rikthimit te Gjirokastres ne vendin qe meriton. Dhe kjo gare do ndertohet bazuar ne alternativa te qarta me programe te specifikuara te bazuara ne nevojat dhe problematikat qe ju dhe qyteti ka. Programi i hartuar ka ne qender qytetin dhe permiresimin e standardeve te jeteses per secilin nga ne.

Ai perfshin te gjitha kategorite te gjitha komunitetet te gjitha shtresat te gjitha zonat e qytetit. Turizmi si prioritet nxitja e elementeve tradicionale ulja e taksave per biznesin celja e vendeve te reja te punes terheqja e investimeve te ndryshme etj do ta shnderroje Gjirokastren ne nje qender atraktive jo vetem per turistet por do ta riktheje mes qyteteve elitare te vendit. Gjirokastra eshte motoja qe na frymezon te gjitheve.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Aktualisht Gjirokastra e UNESKO-s ka humbur shkelqimin e saj keshtu qe thelbi i programit tone perqendrohet ne rikthimin e vlerave te humbura jo thjesht per hir te tradites por per vendosjen e tyre ne sherbim te zhvillimit te komunitetit. Natyrshem kjo gje eshte e lidhur me zhvillimin e turizmit te ardhmen ekonomike te qytetit. Mire menaxhimi i pasurive arkitektonike dhe zones historike te qytetit nepermjet rritjes se standardeve dhe cilesise se sherbimit eshte pjesa thelbesore e programit tim elektoral.

fare u premtoni biznesmeneve

Fale pozicionit kufitar qe ka qarku i Gjirokastres bashkia do te luaje nje rol te rendesishem ne partneritetin qe do vendosin bizneset e qytetit me homologet e tyre ne Greqi dhe vende te tjera te Bashkimit Europian. Nderkohe ne do te krijojme lehtesi te konsiderueshme per bizneset qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne sektorin e turizmit si hoteleri akomodimin e grupeve turistike agjencite turistike etj.

Ne do te krijojme lehtesi te ndjeshme fiskale per biznesin e mesem dhe ate te vogel. Nje rendesi te vecante ne kete drejtim do tu kushtojme bizneseve ne zonen muzeale per shtimin e tyre ne numer. Gjithashtu bashkia e neserme do te jete ndermjetesja me banka te ndryshme per ofrimin e kredive te buta per biznesin.

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Ndryshimi i sistemit te taksave vendore duke i dhene mbeshtetje zhvillimit te biznesit do te jete prioritet i punes se bashkise se Gjirokastres. Ne do te favorizojme celjen e bizneseve te reja dhe lehtesimin e barres fiskale atyre ekzistuese.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit

Ndotja ambientale mbetet nje problem shume i mprehte. Ne muajin gusht te vitit te kaluar qyteti i Gjirokastres u mbulua per dite te tera nga smogu per shkak te djegies se mbetjeve urbane ne vendin e grumbullimit te tyre. Gjirokastra nuk ka ende nje shesh depozitimi e perpunimi te mbetjeve urbane.

Viktime e ndotjes eshte edhe lumi Drino shtrati I te cilit eshte kthyer ne nje kosh gjigant per mbetjet kryesisht ato urbane. Per fat te keq mbetjet urbane kane pushtuar perrenjte e qytetit dhe jane madje prezent edhe ne zonen muzeale pjesa me e frekuentuar prej turisteve.

Natyrisht qe gjithcka do te filloje nga shtrirja e sherbimit te pastrimit ne te gjithe territorin e qytetit modernizimin e mjeteve te mbledhjes nderkohe qe ne bashkepunim me donatoret ne sheshet qe do te percaktohen do te ngrihet sistemi i riciklimit te plote te tyre.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Nuk jane premtime elektorale. Jane nevoja emergjente per qytetin. Me lejoni tu them qe aktualisht jo te gjitha detyrimet fiskale te bizneseve kalojne ne arken e bashkise. Duke i dhene fund korrupsionit ne kete drejtim dhe duke thithur projekte e donatore te ndryshem jane plotesisht te realizueshme.

Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj

Pa fshehur modestine Gjirokastra eshte nder qytetet model ne vend per sa i perket nivelit tejet te ulet te kriminalitetit. Gjate vitit te kaluar nuk eshte regjistruar asnje rast vrasjeje jo vetem ne qytet por ne gjithe qarkun. E njejta situate vazhdon te jete edhe ne keto kater muaj te pare.

Cili eshte plani juaj per mbrojtjen e trashegimise kulturore/arkitekturore

Trashegimia kulturore e arkitekturore perben jo vetem nje vlere por edhe nje pasuri per Gjirokastren e cila po te vihet ne eficense do te ndihmoje jeten ekonomike e sociale te banoreve. Krijimi i nje sistemi marketingu bashkekohor ne tregun turistik do te bente te mundur qe keto vlera te paperseritshme te krijuara ne breza te sillnin te ardhura per qytetaret duke e rritur ndjeshem nivelin e tyre te jeteses. Pra mbrojtja dhe restaurimi i ketyre vlerave tashme shihet ne nje stad me te larte ate te vendosjes ne funksion te zhvillimit te qytetit e mbare rajonit.

Si do te mbroni karakteristikat e vecanta te qytetit tuaj

Zona muzeale keshtjella e qytetit komplekset e gurta perbejne disa prej elementeve me te vecante te Gjirokastres. Ne bashkepunim me organizmat e trashegimise kulturore dhe OJF qe veprojne ne kete fushe bashkia do te frenoje rrenimin e tyre per te filluar me pas daljen nga emergjenca dhe mbrojtjen e vlerave arkitektonike e kulturore. Qindra metra katrore kalldreme jane aktualisht te zevendesuara nga betoni dy muzeumet etnografik dhe ai I armeve jane ne gjendje skandaloze etj.

fare plani do te kete bashkia juaj per te ndihmuar bizneset tradicionale te qytetit

Deri tani bashkia ka qene indiferente ne nxitjen e bizneseve tradicionale drugdhendje gure gdhendje tekstil tradicional mozaik punime artistike ne hekur etj. Megjithese ne pazarin karakteristik funksionojne nje numer biznesesh te tilla deri tani nuk kane pasur asnje lehtesi nga pushteti lokal. Ne synojme jo vetem lehtesimin e barres se tyre fiskale nxitjen e veprimtarise por edhe nxitjen e tyre te brezat e rinj. elja e kurseve te trajnimit per te rinjte e pasionuar ne kete fushe jo vetem do mbante gjalle e pasuronte traditen por do ti orientonte ata ne tregun e punes si dhe do te celte vende te reja pune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›