Importi, tonelata me mish nga vendet latine

Per te gjithe vitin 2008 jane shpenzuar per mish importi rreth 130 milione dollare. Statistikat nga doganat tregojne qe mishi dhe produktet e tij vijne kryesisht nga vendet latine, si Brazili, Argjentina, Kili dhe Uruguai.
Me keto vende, Organizata Boterore e Shendetesise ka pasur probleme te shumta rreth sigurise ushqimore. Ne disa raste, Ministria e Bujqesise ka ndaluar sasi te konsiderueshme produktesh mishi qe vijne nga vendet latine, si pasoje e mungeses se standardeve.
Pesha e importit te produkteve te mishit ne totalin e importit eshte rreth 3 per qind, kurse rritja e aktivitetit ne 2008-en ishte rreth 5 per qind. Ne raport me eksportet, importi i mishit, produkteve, kafsheve te gjalla dhe dhjamit eshte teper i madh.
Nga vendet latine blejme mish ne vlera qe shkojne ne 30 milione dollare ne vit. Burime nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit tregojne se çmimi per nje kilogram mish varion ne varesi te cilesise. Me se shumti, dhjami dhe mbetjet e produkteve te mishit futen ne kategorine e trete dhe blihen per 0.9 dollare per kilogram. Mesohet se sasia prej rreth 400 tone dhjam cilesi e trete hyn ne çdo muaj ne Shqiperi, si lende e pare per perpunimin e produkteve ushqimore. Tregtia kryhet me disa vende ku qeveria nuk ka nje marreveshje tregtare, si Brazili, Kili, Uruguai apo Zelanda e Re.
Shume tregtare, nisur nga çmimi teper i ulet, kane marre guximin per te blere produkte mishi ne vende latine, madje pertej oqeanit Indian, ne sasi deri ne 30-40 mije tone. Ekspertet vendas te sektorit kane ngritur disa here alarmin per marrjen e masave qe parandalojne futjen e mishit nga çdo cep i botes, por Ministria e Bujqesise garanton se, pavaresisht cilesise, malli nuk rrezikon jeten e njeriut.
“Eshte vete tregu qe percakton dhe rregullon standardin dhe cilesine e produktit. E vetmja mundesi per te nderhyre eshte qe te detyrojme me ligj tregtarin qe ne etiken e produktit te vendose cilesine e mallit, nese eshte e pare, e dyte apo e trete. Pastaj, vete konsumatori ben zgjedhjen ne varesi te çmimit”, shprehen burime zyrtare te Ministrise se Bujqesise.