Impuls ekonomik të gjithë zonës, Kryeministri Rama publikon pamje nga bulevardi i ri i kryeqytetit

Bulevardi i ri në Tiranë është transformuar rrënjësisht në një hapësirë të madhe publike dhe me impakt ekonomik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky investim i Bashkisë Tiranë i cili i ka dhënë një impuls ekonomik të gjithë zonës, që lidhet me Bulevardin e Ri.
Përmes bulevardit të ri, nga ish-Stacioni i Trenit deri te kryqëzimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja” krijohet një njësi e re qarkullimi për të gjithë banorët e njësive nr. 9, nr. 8 dhe nr. 4.
Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i parku të ri qendror dhe gjithë volumi i hapësirës së gjelbëruar dhe atraksioneve të një parku.
Në bulevardin me gjatësi 1.600 metra shtrihen linjat e kalimit të trafikut, të ndara në 6 korsi. Po ashtu trotuaret, rrugët e kalimit të këmbësorëve, korsia e biçikletave, njëkohësisht edhe gjelbërimi në të dy pjesët anësore.