Imunitetet konsultim me ekspertet

Këshilli i Legjislacionit i Kuvendit të Shqipërisë nisi seancat e
dëgjimeve publike për të vjelur mendimet e ekspertëve për ndryshimet
kushtetuese që lidhen me imunitetet.
Kryetarja e parlemntit Jozefina Topalli në fillim të dëgjesës publike u shpreh se PD ka përshtatur draftin e ekspertëve të EURALIUS dhe PACA-s. Nënkryetari socilist i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj më pas tha se kemi të drejtë për të pyetur për çdo presje në lidhje me këtë draft. Tilman Hoppe ekspert i PACA-s u shpreh se "Propozimet e dy partive i arrijnë qartë standardet që ne duam të kemi. Propozimi i PD-së na bën të lumtur se është propozuar nga EURALIUS, ndaj themi se na duket më i përshtatshëm, megjithatëedhe propozimi tjetër i PS i arrin standardet europiane.
"OPTAT-i dhe ndoshta PACA kemi menduar dhe arsyetuar në mënyrë të pavarur dhe autonome.Në këtë kuadër nukm është cudi që propozimet tona të koincidojnë dhe mund të ketë koincidenca mes asaj që ne kemi propozuar dhe asaj cfarë është propozuar nga aktorët e tjerë. Ne kemi bërë diskutime të shumta me aktorë të shoqërisë civile, kështu që fakti që kemi këto propozime mund të interpretohet edhe si koincidencë dhe jo koincidencë.Gjithësesi më duhet të them se përderisa çështja e imunitetit që po trajtohet në themel dhe pikësëpari në Kushtetutë jemi të mendimit që një cështje e tillë duhet të rregullohet duke ndërhyrë në Kushtetutë. Në të gjithë botën heqja e imunitetit bëhet me konsensus", tha Hoppe.
Eksperti i EURALIUS-it, Joaquin Urias ka shpjeguar propozimet që lidhen me Gjykatën e Lartë.
"Propozimet e EURALIUS janë ndërtuar në të aformë për të qënë afatgjata. E vetmja pikë ku ka një ndryshin mes dy propozimeve lidhet me Gjykatën e Lartë. Propozimet tona synojnë që gjykata e lartë të kthehet një gjykatë karriere. Ne besojmë se herët a vonë kjo gjykatë duhet të futet ne siskemin e karrierës që gjyqësorit, pasi sot në shqipëri gjykata e lartë ka një pozicion të atillë që zgjidhet nga parlamenti. prandaj në propozimin e Euraliusit që është prezantuar në PD anëtarët e gjykatës së lartë kanë të njëjtin pozicion si gjygjtarët e tjerë. Situata sot në gjykatën e lartë nuykm është ajo situatë që ne dëshirojmë të jetë. Nga propozimi tjetër kuptojmë se pozicioni i gjyqtarëve të gjykatës së lartë është i ndryshëm sepse nuk kondiderohet si gjykatë karriere. është tërësisht në dorën e parlamentit shqiptarë për të vendosur nëse në të ardhmen doni të keni një zgjidhje më adekuate sa situata aktuale apo bnjë konfugurimi sipas pikpamjes tonë", theksoi Urias.
Eksperti i PACA-s dha sqarime të detajuara duke iu referuar praktikës ndërkombëtare për arrestimin e një deputeti. Në praktikën ndërkombëtare tha si prokurorët lejohen të kontrollojnë banesën e një deputeti. Eksperti propozoi që kontrolli i banesës së deputetëve të parashikohet në Kodin Penal dhe jo në Kushtetutë. Sipas tij në të tilla raste parlamenti duhet të vihet në dijeni në momentin që po bëhet arrestimi. Nuk nevojitet klauzolë për kapjen në flagrancë, parashikohet automatikisht.
Kryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmaili gjatë një ndërhyrje tha se pyetjet ndaj ekspertëve ndihmojnë dyshuesit dhe mosbesuesit. Sipas ekspertit të EURAIUS, shpifja është një cështje delikate pasi deputetët sipas eksperiencës europiane është më mirë të thonë diçka edhe nëse nuk është e vërtetë sesa të mos kenë të drejtën e fjalës. Ai u shpreh kundra ndjekjes penale ndaj deputetëve për shpifje.