Imuniteti, Berisha: Vendos sovrani me referendum
TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka deklaruar sot se mazhoranca vendos t’i drejtohet qytetarëve shqiptarë përmes një referendumi popullor për heqjen e imunitetit.
Gjate nje konference per shtyp nga kryeministria, Berisha ka thene se shumica eshte e vendosur per te shembur murin e korrupsionit dhe heqjen e imunitetit, gje te cilen opozita nuk e do.
“Në mënyrë qesharake socialistët u thanë shqiptarëve, ne e heqim, por nuk e votojmë. Nuk besoj të ketë në histori një rast analog me të që një forcë politike të mos votojë vetë draftin me amendamentet e tij. Socialistët spekulojnë kur thonë se edhe po të hiqet imuniteti do ketë korrupsion. Ska hipokrizi më të madhe se të derdhësh lot për të papunët, kur u thua atyre se pasuritë e mia nuk preken, packa se ato konkurojnë konkurencën e ndershme, nëpërmjet fshehjes së taksave falimentojnë ndërmarrje që nuk fshehin taksat”- tha Berisha.