E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nazimja, fotot në muaj të ndryshëm

Fiqiri Muça dhe Nazime Visha. Foto e marre ne celularin e viktimes

Pas deklarimeve të 18-vjeçares, gazeta risjell për “ballafaqim” setin fotografik Nazime-Fiqiri.

Vajza deklaroi se u fotografua vetëm në pyll, provat e rrëzojnë.

Fotografitë i ka bërë kur ishim në pyll. Nuk di si i ka bërë, vetëm kur kam qenë e lidhur në pyll. Do t’i bënte ai, se kishte armë! Me qa e me qesh s’më linte. Më mbante të lidhur… Në një pyll në Bulqizë, më ka mbajt për 12 ditë. Ishte pyll shumë i thellë. Këto fjali janë të shkëputura nga intervista që Nazime Visha, 18-vjeçarja që ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së 45-vjeçarit Fiqiri Muça, i martuar dhe baba i 5 fëmijëve, ka dhënë për “Gazeta Shqiptare”. Ajo u referohet SMS-ve dhe fotove që gazeta “Panorama” publikoi për disa ditë me radhë, duke treguar intimitetet e saj me Fiqiriun. Kur u botuan fotot, për arsye paanshmërie, gazeta nuk bëri shpjegime e komente, përveç faktit që janë marrë nga celulari i viktimës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›