E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti Rama reagon ne Twitter

Kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar në Twitter pas njoftimit të kryeministrit Berisha për mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit.

Në mesazhin e postuar në rrjetin social, Rama fton shefin e qeverisë që të votohet për të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe të shihet se cila palë, pozita apo opozita, do të ketë mbështetjen e popullit. Ja dhe mesazhi i Ramës:

“Referendum për Imunitetin? Gati ta pyesim popullin për gjithë paketën e ndryshimeve kushtetuese për drejtësinë, ky do ishte referendumi real!

Përderisa për imunitetin kemi rënë dakord e për ndryshimet e tjera Saliu Gati ta pyesim popullin për të gjitha ndryshimet kushtetuese, ky do të ishte referendumi real

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste fshihet, le t’i ballafaqojmë hapur me popullin vizionet e argumentat!

Si thua Sali? Nëse ke kurajo jo për t'u tallur me popullin, po për t'u ballafaquar me opozitën përpara popullit, eja bëjmë referendumin!

Kështu le t’ua lëmë shqiptarëve ta ndajnë a duhet ndryshuar në Kushtetutë vetëm pika e imunitetit, apo edhe propozimet e tjera të opozitës!”.

Rama është i mendimit se kufizimi i imunitetit është pjesë e një proçesi shumë më të gjerë, që ka të bëjë me reformën në drejtësi, që sipas tij mungon, për ta fuqizuar këtë sistem dhe për ta shkëputur nga kontrolli i partisë-shtet.

Debati mbi imunitetin
Imuniteti, Berisha shpall referendumin
PD, thirrje sërish Edi Ramës për imunitetin
Majko: Negociata për imunitetet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›