Imuniteti Vetevendosje i drejtohet gjykates

Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë sot Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përgjigjen lidhur me imunitetin e deputetëve.
Vetëvendosje ka interpretuar dispozitat kushtetuese, të cilat tregojnë se deputeti i Kosovës nuk mund të jetë objekt i ndjekjes penale apo padive civile gjatë ushtrimit të detyrës, brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tij.
Vetëvendosje ka arritur në përfundimin se, imuniteti i deputetit mund të hiqet vetëm pas respektimit me përpikmëri të procedurave të parashikuara në Kushtetutën e Kosovës dhe në Kodin Penal, si dhe pas votimit nga shumica e deputetëve të Kuvendit.
Kosovë, deputetët injorojnë gjykatën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë injoruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për t’u përgjigjur mbi imunitetin e tyre.
Sipas mediave kosovare, ligjvënësit kanë vlerësuar se kërkesa i duhej drejtuar një prej komisioneve të posacme, atij për legjislacionin, ose atij për imunitetet dhe mandatet dhe jo vetë atyre.
Arsim Bajrami, kryetar i nënkomisionit për mandate dhe imunitete, deklaron se gjykata duhet t’i kërkonte sqarimet nga ky segment.
“Do të ishte mirë që gjykata të kërkonte sqarim nga komisioni për legjislacion, ose nënkomisioni për mandate, duke marrë opinionin e krejt Kuvendit dhe jo opinione individuale”, ka deklaruar Bajrami.
I vetmi deputet që i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.
Cështja e imuniteteve në Kosovë u ngrit pas hetimeve të hapura nga misioni EULEX mbi krimet e luftës, objektiv i të cilave ishte deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Në veriun e egër
Kalimi i urës së Mitrovicës nga Jugu në Veri dhe anasjelltas, për ekipet televizive shqiptare pothuajse gjithnjë shkakton stres dhe frike. Kosovë, Drevs mori detyrën në krye të KFOR
Gjenerali gjerman Erhard Drevs mori sot detyrën si komandanti i ri i trupave të KFOR-it, nga bashkëkombasi i tij, Erhard Byhler. Kosovë-Maqedoni, Thaci takon Xhaferin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, janë shprehur dakord për nevojën e përforcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. EULEX, dyshime për varr masiv në Medvegjë
Ekspertë të mjekësisë ligjore të misionit EULEX ka mbikëqyrur sot një zonë në rajonin e Medvegjës, në jug të Serbisë, ku dyshohet se ndodhet një varr masiv. Protesta në veri të Mitrovicës
Dhjetëra punëtorë të Kompanisë Energjetike “Elektrokosmet” nga veriu i Mitrovicës kanë protestuar të premten ne uren mbi lumin Ibër kundër shtrirjes së pushtetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.
Lajmet kryesore
Shefja e BB-së, në Tiranë për inspektim
Takim me Ramën dhe Berishën
Prodhimi shqiptar, me kosto të lartë
Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë