E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Drevs mori detyren ne krye te KFOR


Gjenerali gjerman Erhard Drevs mori sot detyrën si komandanti i ri i trupave të KFOR-it, nga bashkëkombasi i tij, Erhard Byhler.

Ndërrimi i komandës është bërë në një moment kur situata në veri të Kosovës është tensionuar.

Aktualisht NATO ka në Kosovë rreth 5500 ushtarë, pas përforcimeve të dërguara muajin e kaluar për shkak të trazirave në zonat me shumicë serbe.

Dorëzimi i komandës tek gjenerali Drevs u bë nga komandanti i NATO-s në Napoli, admirali Samuel Locklear, në prani edhe të gjeneralit Erhard Byhler.

Kosovë, kufiri me Serbinë

KFOR-i shprehet i gatshëm të ndihmojë autoritetet kosovare në hapjen e kufirit verior me Serbinë pavarësisht se ende nuk është i informuar për detajet e planit të qeverisë së kosovës.

Por sipas komandantit në largim të KFOR-it, Erhard Buhler, fillimisht ai duhet ta ketë planin e grupit punues të qeverisë, hartimi i të cilit sipas gjeneralit akoma është në fazën fillestare.

Për këtë ceshtje gjenerali Buhler foli pas takimit që pati me shefin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Giampaolo Di Paolo. Pjesë e takimit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Ceku.

“E kemi bërë në të kaluarën për shkak të situatës së sigurisë. Nuk ka pasur mënyrë tjetër t’i dërgojme doganierët dhe policët në pikat kufitare. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes fillestare të cilën e arritem ndërmjet 25 dhe 26 korrikut, dhe kur e bëmë në të kaluarën mund ta bëjmë edhe tani nëse gjendja e sigurisë e kërkon këtë”, tha gjenerali Buhler.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Në veriun e egër
Kalimi i urës së Mitrovicës nga Jugu në Veri dhe anasjelltas, për ekipet televizive shqiptare pothuajse gjithnjë shkakton stres dhe frike. Imuniteti, Vetëvendosje i drejtohet gjykatës
Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë sot Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përgjigjen lidhur me imunitetin e deputetëve. Kosovë-Maqedoni, Thaci takon Xhaferin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, janë shprehur dakord për nevojën e përforcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. EULEX, dyshime për varr masiv në Medvegjë
Ekspertë të mjekësisë ligjore të misionit EULEX ka mbikëqyrur sot një zonë në rajonin e Medvegjës, në jug të Serbisë, ku dyshohet se ndodhet një varr masiv. Protesta në veri të Mitrovicës
Dhjetëra punëtorë të Kompanisë Energjetike “Elektrokosmet” nga veriu i Mitrovicës kanë protestuar të premten ne uren mbi lumin Ibër kundër shtrirjes së pushtetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.

Lajmet kryesore

Shefja e BB-së, në Tiranë për inspektim
Takim me Ramën dhe Berishën
Prodhimi shqiptar, me kosto të lartë
Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
Blair: Vrasja e Bin Laden, e rëndësishme
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›