E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i Mediut, Keshilli nis shqyrtimin

Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do te marre sot ne dorezim kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te deputetit Fatmir Mediu per hetimin mbi tragjedine e Gerdecit. Veprim qe i hap rruge shqyrtimit te kerkeses dhe marrjen e nje vendimi mbi imunitetin e deputetit. Sipas procedurave parlamentare dhe premtimit te Kryetares se Kuvendit, Topalli, se kerkesa do te shqyrtohet menjehere, sot anetaret marrin ne dorezim te gjithe dokumentacionin e prokurorise per ceshtjen "Mediu". Dhjete anetaret e keshillit do te njihen nga afer me kerkesen e Kryeprokurores Ina Rama per te zhveshur nga imuniteti ish-ministrin e Mbrojtjes si nje nga menyrat e vetme per ta hetuar mbi ngjarjen e Gerdecit. Kjo ceshtje pritet te riktheje ne Kuvend dhe debatet per heqjen e imunitetit te te gjithe deputeteve, nisme qe PD e ka kerkuar qe ne vitin 2005 me ardhjen ne pushtet. Nga sinjalet e dy diteve me pare te kryetares Jozefina Topalli, mazhoranca mund te rihape diskutimet e dorezimin ne Kuvend te projektligjit per kufizimin e imunitetit te te gjithe deputeteve. Me argumentin e vetem, qe ne raste te tilla kur Prokuroria do te kerkoje hetim per deputetet apo ministrat ai te nise menjehere. Vetem pak dite me pare, Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se ne teresine e proceduarave per realizimin e procesit te cmontimit ne Gerdec, u evidentua se jane kryer veprime dhe mosveprime ne kundershtim me ligjin dhe ne mospermbushje te rregullt te detyres nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Rama theksoi se ish- ministri ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nenligjore per cmontimin. Ajo vuri ne dukje gjithashtu se percaktimi i vendit ku do te kryhej cmontimi eshte bere pa u licencuar dhe Gerdeci u zgjodh si zone per cmontim, ne mungese te verifikimeve te Shtabit te Pergjithshem. Per te gjitha keto fakte te nxjerra nga hetimi, Prokuroria e Pergjithshme kerkoi nga Kuvendi qe deputetit Fatmir Mediu t'i hiqet imuniteti per efekt hetimi. R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›