Te djathtet: Po imunitetit
Demokratet dhe aleatet jane pro heqjes se imunitetit te ish ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi dje se PDK ishte pro heqjes se imunitetit, duke qene se kjo kerkese kishte ardhur nga Prokuroria e Pergjithshme. Madje ai pohoi se eshte i gatshem qe dhe ai vete si dhe perfaqesuesit e tjere te PDK do te ishin te gatshem te dorezonin imunitetin. Po keshtu dhe Kreu i Grupit parlamentar te Partise Demokrate te Re, Tritan Shehu, u shpreh pro lenies se imunitetit nga ana e kreut te Partise Republikane, Fatmir Mediu ne menyre qe t'i hapet rruge prokurorise per te vazhduar hetimin ne lidhje me zyrtaret e larte, te cilet dyshoheshin per konsumimin e veprave penale. Pro heqjes u shpreh dhe Prec Zogaj, si deputet i PD, nderkohe qe anetaret e PAA nuk kane marr ende nje vendim.