E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS s’mund t’i mbajë peng reformat

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se në plan të parë për të gjitha partitë politike duhet të jenë interesat e vendit.

"Në këto kushte, është e rëndësishme që edhe lidershipi i PS-së të kuptojë që nuk mund të vazhdojë ta mbajë PS jashtë këtyre kontributeve pozitive, ta detyrojë PS-në të prodhojë negativitete në dëm të interesave kombëtare dhe evropiane të vendit", deklaroi ai.

Zyrtari i lartë i LSI-së u shpreh se sfida e madhe e realizimit të reformave të rëndësishme, duke filluar nga reforma zgjedhore, është sfidë për të gjithë klasën politike të vendit.

"Padyshim e barazvlefshme kjo sfidë, është edhe për vetë opozitën, veçanërisht për PS-në, e cila, nuk mund të vazhdojë të mbahet jashtë institucioneve dhe kontributeve të rëndësishme që duhet të japë", tha Rama. Ai riapeloi që drejtuesit e PS-së të lënë mënjanë interesat e tyre dhe të bashkohen me interesat evropiane të vendit. /Start/

                                                                                             2011-07-20 13:44
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›