Imunitetii Limajt nëKushtetuese?
PRISHTINË- Kuvendit të Kosovës mund t’i kërkohet që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese çështjen e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj në lidhje me akuzat për krime lufte, të ngritura nga EULEX-i. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.
Ndërkohë bëhet e ditur se një variant i tillë po shqyrtohet nga ndërkombëtarët, pasi që dështoi nisma për ta bindur presidentin Behgjet Pacolli dhe kryeministrin Hashim Thaçi që ta bëjnë një gjë të tillë.
Dy krerët e institucioneve të Kosovës refuzuan nismën për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, me pretendimin se nuk duan të përzihen në punën e legjislativit.
Sic raportojnë mediat kosovare, i kontaktuar përmes telefonit, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se deri tabi nuk i ka kërkuar askush ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa ka shtuar se edhe nëse pranon një kërkesë nga EULEX-i, nuk do ta ndërmarrë një hap të tillë, pasi që nuk i takon ta bëjë atë si kryetar i Kuvendit.
Krasniqi tha se dërgimi i një rasti në Kushtetuese kërkon procedura, dhe për këtë, sipas tij, duhet të ketë më shumë se 30 nënshkrime të mbledhura të deputetëve.
(e.m/tg/BalkanWeb)