E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm në shtëpi e shkollë, hajdutët vjedhin para e ar

Foto ilustruese, hajdut

E diel, 27 mars 2011, NOA- Një shkollë dhe një shtëpi ka qenë në qendër të sulmeve të hajdutëve Kosovarë, të cilët kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur çkanë mundur.

Rasti i parë ka qenë ai i shkollës fillore, Haxhi Zeka, në Pejë, ku sipas policisë  persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda, dhe më pas kanë vjedhur nga klasat rreth 40 metra tuba për ngrohje, vlera e të cilave llogaritet rreth 1.000 uro.

Pas grabitjes, dhunuesit e paidentifikuar kanë mundur të largohen pa u vënë nën shënjestrën e policisë.

Ndërkaq agresori i shtëpisë së sulmuar, është arrestuar si dyshuari që ka depërtuar me forcë në shtëpinë e një shtetasi mashkull së bashku me katër persona të tjerë.

Sipas policisë mësohet se i dyshuari  ka vjedhur në banesë një sasi të madhe ari dhe parash.

Por në prangat e policisë ka rënë vetëm njëri nga dhunuesit dhe grabitësit e shtëpisë, pasi katër të tjerët i kanë shpëtuar policisë.

Ndaj tyre kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›