E Shtunë, 31 Tetor 2026

In Memoriam per mjeshtrin Agron Aliaj

“In Memoriam” kështu titullohej mbrëmja që i kushtohej mjeshtrit të skenës Agron Aliaj në Teatrin e Operës dhe Baletit. Solistët kanë interpretuar pjesë që i kanë punuar më parë me të, për t’i risjellë në skenë si një shenjë kujtimi dhe mirnjohje për koreografin e shquar i cili u nda nga jeta majin e këtij viti. Kjo mbrëmje e veçantë u shoqërua me ngarkesë të madhe emocionale për artistët duke iu referuar faktit se këto janë pjesë të zgjedhura e punuara me koreografi të Aliajt, dhe solistët kanë preferuar t’i qëndrojne besnik çdo detaji që profesori i tyre ka zgjedhur për to. “Shote dhe Azem Galica” ishte e vetmja pjesë kombëtare e interpretuar në skenë ndërkohë që për publikun balerinët sollën edhe baletin "Don Kishoti", "Liqeni i mjelmave", "Zhizel", "Katedralja e Parisit", si edhe vepra te tjera nga repertori i Teatrit të Operas.
Balerinët e Teatrit të Operas sollën një dhuratë për mjeshtrin e baletit, Agron Aliaj, i Një gala kushtuar 79-vjetorit të lindjes së mjeshtrit Agron Aliaj. “Artist i Popullit” Aliaj do të mbahet mend gjatë pasi në karrierën e tij të shkëlqyer prej 50 vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ai ka vënë në skenë një numër të madh veprash nga repertori kombëtar dhe i huaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›