Promovohet libri i Kasoruhos Shqiperia ankthi dhe endrra

Në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranes, mbrëmjen e së martës, është promovuar botimi me titull “Shqipëria, ankthi dhe ëndrra” i autorit Namik Kasoruho. Është ky botim një bashkim i dy analizave të bëra nga autori mbi Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe Shqipërisë së Ramiz Alisë. Në këtë botim, ankthi dhe ëndrra e një vendi shfaqen me të gjitha emocionet, qartësinë, qetësinë, dhe thellësinë e mendimit të vetë autorit, dëshmitar i ngjarjeve të hedhura në letër.
I pranishëm në aktivitet, gazetari Blendi Fevziu, edhe në cilësinë e shkrimtarit, ka deklaruar se është një fakt pozitiv, që në kuadër të 100 vjetorit, janë të shumtë zërat, të cilët kanë ngritur zërin për të treguar versionin dhe përjetimet e tyre të historisë shqiptare të këtij shekulli.
Autori Kasoruho ka nisur të shkruajë për këtë botin që nga viti 1991, për t’u botuar më pas në Itali, 2 vjet më vone në 1993.
I pranishëm në ceremoninë e promovimit të Shqipërisë së Kasoruhos, ka qenë edhe Presidenti i Republikës zoti, Bujar Nishani.