In memoriam Guri Madhit
Piktori i njohur, Guri Madhi, i cili mbush 20 vjet që është ndarë nga jeta, do të përkujtohet në datën 20 qershor në galerinë “Guri Madhi” të qytetit të Korçës, në ekspozitën përkujtimore “...u bë kohë që s’jemi parë”, organizuar nga “European forum al”. Ideatori i ekspozitës, Fate Velaj, ka përzgjedhur disa vepra të Madhit, ndër më përfaqësueset e krijimtarisë së tij, për t'i ekspozuar në këtë ekspozitë memoriale.
“European forum al” ka si qëllim që të evidentojë aspektet më të rëndësishme të historisë së artit dhe kulturës shqiptare dhe t’ia paraqesë publikut shqiptar.
Guri Madhi lindi në qytetin e Korçës, më 15 maj 1921. Pas përfundimit të studimeve në Leningrad (Rusi) emërohet inspektor i arteve në Ministrinë e Kulturës dhe më pas pedagog në liceun artistik “Jordan Misja”. Në vitin 1961 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ndërroi jetë në Budapest (Hungari) në vitin 1988.
Aktiviteti tjetër i këtij forumi është programuar në datën 25 korrik, në qytetin e Vlorës, ku do të hapet një ekspozitë me fotografi, e titulluar “Vienna”, si dhe në datë 15 gusht, kur do të çelet ekspozita “Dine”, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së piktorit vlonjat, Agron Dine.
Bukinistët mblidhen në Muze
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë ka mbledhur dje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në një ekspozitë, koleksionistë e bukinistë të Shqipërisë. Kjo ekspozitë, që mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përmban eksponentë dhe objekte të rralla fotografike, bukinistike, dorëshkrimore të periudhës 1878-1912. Qëllimi i kësaj ekspozite është që nëpërmjet saj të pasqyrojë me vërtetësi përpjekjet dhe kontributin e jashtëzakonshëm të rilindasve shqiptarë, të cilët nëpërmjet penës dhe përballjes së drejtpërdrejtë me fenomenin e asimilimit, arritën të ndërgjegjësojnë dhe të mundësojnë organizimin mbarëpopullor dhe kryesisht përthithjen e elitës shqiptare, kudo ku ajo zhvillonte veprimtarinë e saj patriotike, drejt luftës për liri e pavarësi kombëtare. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë rreth 30 koleksionistë (Shqipëria, Maqedonia, Kosova) me objekte shqiptare me vlera të rralla historike dhe kulturore.