Lidhja e Prizrenit; Zbulohen tablotë historike
Një koleksion prej 37 veprash në pikturë dhe skulpturë të 21 autorëve është ekspozuar mbrëmë në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë si memorie vizive mbi ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Figura e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë në shekullin XIX-XX, personazhi kryesor i piktorëve të Rilindjes, të cilët u bazuan kryesisht në veprat e piktorëve evropiane dhe në gravurat gjermane të betejave të tij. Në këtë ekspozitë është ekspozuar vepra e parë në skulpturë busti i heroit, i realizuar 91 vjet më parë (1917) nga patrioti Murat Toptani
Eneida Bitri
Lidhja Shqiptare e Prizrenit risillet jo vetëm si memorie historike, por si një imazh viziv, i mbështetur politikisht nga ekipi ekzekutiv, qeveria. Të gjitha tablotë, veprat që ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë kushtuar kësaj ngjarjeje historike si kult kombëtar të shqiptarëve, janë ekspozuar mbrëmë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve dhe Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, në muajin e Kulturës Shqiptare, nën patronazhin e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe nën kujdesin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ylli Pango, kanë organizuar Ekspozitën e Arteve Pamore me titull: “Lidhja shqiptare e Prizrenit në veprat e koleksionit të GKA-së” me vepra të artistëve të realizuara gjatë viteve 1917-1984.
Ekspozita paraqet një koleksion të përzgjedhur të 37 veprave në pikturë dhe skulpturë të 21 autorëve. Ekspozita është konceptuar si një pasqyrim figurativ jo vetëm i momentit historik të 10 qershorit 1878 - ditë që shënon dhe krijimin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, por dhe si një memorie artistike–figurative e ngjarjeve të rëndësishme të ndodhura në një hark më të gjerë kohor para dhe pas Lidhjes së Prizrenit, duke sjellë në vëmendje ngjarje dhe personazhe udhëheqës të rëndësishëm të lëvizjes shqiptare për pavarësi, të cilët janë bërë objekt i artistëve figurativë shqiptarë.
“Figura e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka qenë në shekullin XIX-XX, personazhi kryesor i piktorëve të Rilindjes, të cilët u bazuan kryesisht në veprat e piktorëve evropiane dhe në gravurat gjermane të betejave të tij. Në këtë ekspozitë është ekspozuar vepra e parë në skulpturë busti i heroit i realizuar 91 vjet më parë (1917) nga patrioti Murat Toptani. Piktorët shqiptarë të pas Luftës së Dytë Botërorë kanë trajtuar në tablotë e tyre temën historike qoftë në gjininë e kompozimit, portretit dhe të peizazhit”, - shkruan kuratori Ylli Drishti.
Vepra e piktorit Guri Madhi “Malësori në këmbë” (1955) është dhe vepra më hershme e pas-luftës në këtë ekspozitë. Kryesisht deri në vitet 1969 janë trajtuar nga artistët e kohës kryesisht portrete dhe figura si tabloja “Bajram Curri” i (1957) dhe “Malësori” (1961) të piktorit Nexhmedin Zajmi, “Portret malësori” (1958) në skulpturë i Kristaq Ramës, “Malësori” (1969) i A. Buzës, për të vazhduar me një koleksion veprash, të cilat kanë qenë pjesë e koleksionit të Ekspozitës Kombëtare të vitit 1978 në përkujtim të 100-vjetorit të kësaj ngjarjeje si: “Gjyqi i Kryengritjes së Sinjës” (V. Kilica), “Pashko Vasa” (Z. Shoshi), “Besëlidhja” (Sh. Hysa), “Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” (A. Buza) etj. Punime të tjera kushtuar temës së lirisë u përkasin artistëve S. Shijaku; K. Kodheli; A. Zajmi; H. Nallbani; H. Bani; V. Halimi; H. Beqiri; M. Dhrami; B. Asllani; Sh. Haderi; K. Buza; Q. Prizreni deri në vitin 1984.
Në ekspozitën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në veprat e koleksionit të GKA-së, përfshihen vepra të një harku gati 70 vjeçar. Në ekspozitë janë paraqitur veprat e 21 autorëve, nga të cilët 5 janë skulptorë. Kryesisht janë kompozime, portrete dhe dy peizazhe nga vende historike të Kosovës. Për vetë karakterin luftarak të kësaj lëvizjeje ekspozita ka marrë karakter batalist. Përveç portreteve të udhëheqësve luftëtarë, rilindasve frymëzues dhe mbështetës të kësaj Lëvizjeje të fuqishme që më vonë në 1912, solli pavarësinë e Shqipërisë, ekspozita nëpërmjet artistëve realistë shqiptarë të shekullit XX shpalos vlera artistike të individualiteteve të ndryshme artistike - artistë të njohur të kohës - që trajtuan temën historike shqiptare si: A. Buza, S. Shijaku, G. Madhi, K. Kodheli, H. Beqiri dhe K. Rama. Ekspozita çelet në kuadrin e Muajit të Kulturës Shqipëri-Kosovë.