Pep Guardiola mbështet Katalonjën

Pep Guardiola ka mbajtur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me Katalonjën. I lindur në rajonin e Barcelonës, spanjolli veshi fanellën e Blaugranës për vite me radhë përpara se të bëhej simbol i skuadrës falë bëmave të tij në pankinë me Lionel Messin në fushë. Megjithatë, trajneri i Mançester Sitit ka punuar edhe për pavarësinë e territorit nga Spanja duke “nxitur popullsinë katalane të rebelohet kundër shtetit”.
Një akuzë e një rëndësie jo të vogël duke pasur parasysh situatën politike që prek Spanjën, e cila për dekada i është dashur të përballet me lëvizjet e pavarësisë të pranishme si në Katalonjë ashtu edhe në zonën baske dhe që do të kishte gjetur mbështetje në një nga figurat më me ndikim të sportit iberik. E gjithë kjo doli nga një raport i “Roja Civile”, që po heton “Tsunami Democràtik”.
Një letër-porosi e lëshuar nga gjyqtari Manuel García Castellón u dërgua jashtë shtetit, në të cilën ai kërkoi informacion në lidhje me disa site në pronësi të kompanisë amerikanoveriore, Tucoës Domains Inc dhe të cilës autoritetet kanadeze iu përgjigjën duke kërkuar informacione të mëtejshme mbi procedurën. Ndër kërkesat më interesante është ajo për ish-lojtarin e Barçës dhe Brescias ku kërkohet arsyeja e lidhjes me “Tsunami Demokratik”.
Në korrespondencën e gjerë të ofruar për hetuesit, ata raportuan se si aktivistët, përmes një prej platformave të tyre, kishin nisur një fushatë të fuqishme mediatike të promovuar nga nivelet më të larta politike dhe sektorët civilë pro-pavarësisë me Guardiolën, i cili nuk ka nguruar të vendosë zërin e tij në dispozicion të ‘Tsunami Demokratik’, duke iu bashkuar kërkesave të tyre dhe duke inkurajuar popullsinë katalane të rebelohet kundër shtetit. Gjithçka përfundoi në duart e Vozpópulit, i cili e bëri publik lajmin dhe më pas u raportua nga Marca dhe Mundo Deportivo.