Ina Rama: Hetimet nuk behen ne kafene
Prokuroret e Tiranes vihen nen akuze nga Kryeprokurorja Ina Rama se i zgjidhin dosjet hetimore ne kafe dhe jo ne zyre nepermjet provave, duke rrezikuar edhe nxjerrjen e sekretit hetimor. Ka qene nje nga kritikat me te ashpra, qe numri nje i organit qendror te akuzes ka leshuar gjate analizave vjetore te prokurorive dhe qe ka zgjatur per kater ore. Nderkohe qe, pasi ka degjuar ankesat e shumta te vartesve per kushtet e punes, Rama ka premtuar se do u siguroje se shpejti instalimin e programit TIM-s per te dhenat dhe internet 24 ore, me qellim rritjen e cilesise dhe shkurtimin e kohes per nje proces hetimor.