KOKSH-AMC bashke ne Pekin
AMC do te mbeshtese financiarisht perfaqesimin e Shqiperise ne Lojerat Olimpike Pekin 2008. Presidenti i KOKSH, Hysen Domi, pasi vleresoi mbeshtetjen e vazhdueshme qe AMC i jep sportit ne Shqiperi, vecoi kontributin qe kjo kompani po jep per ta cuar ne nje nivel te ri Levizjen Olimpike Shqiptare, ne menyre qe t'i bashkengjitet edhe levizjeve te familjes se madhe boterore. "Ju siguroj ne emer te KOKSH, u shpreh Domi, se do bejme te pamunduren per te nderuar kete bashkepunim. Marreveshja e sotme e partneritetit midis KOKSH dhe AMC pritet t'i jape rezultatet ne Lojerat Olimpike te 2008". Drejtori Ekzekutiv i AMC-se, Stefanos Oktapodas, pasi falenderoi drejtuesit e KOKSH per bashkepunimin, theksoi se per kompanine qe ai perfaqeson eshte mjaft e rendesishme nxitja e vlerave me te mira sportive. "Ne, deklaroi Oktapodas, do te mbeshtesim skuadren Kombetare shqiptare ne Lojerat Olimpike 2008 dhe shpresojme qe ky bashkepunim te coje drejt arritjeve e sukseseve. Kjo eshte hera e dyte qe ne mbeshtesim pjesemarrjen e sportisteve shqiptare ne Lojerat Olimpike dhe do te vazhdojme ta mbeshtesim ate edhe ne te ardhme. AMC nuk do te jete nje mbeshtetese e thjeshte financiare e KOKSH, por eshte dhe do te jete nje mbeshtetese komplekse, duke u perfshire ne shume projekte". Marreveshja shenon nje pike kulmore ne kontributin e vazhdueshem te kompanise, per te mbeshtetur sportistet me te mire ne vend, si Sahit Prizrenin, Klodiana Shalen, Ornela Cuken etj.