E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Po shtohen hetimet për para të pista dhe zyrtarë të lartë të korruptuar

Beograd, 18 Qershor, NOA Megjithëse njësitë e përbashkëta hetimore të ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme kanë një periudhë të shkurtër që ushtrojnë aktivitetin e tyre, treguesit e punës janë pozitivë dhe premtues.

Një fakt të tillë kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, e ka bërë me dije gjatë një konference në Beograd, pjesë e projektit rajonal në Ballkan Proseco, me temën Luftimi i Korrupsionit në Europën Jug-Lindore: Sfidat bashkëkohore.

Kështu, ajo ka raportuar se ka një rritje të numrit të rasteve të hetimit të krimit financiar, korrupsionit, krimit kompjuterik dhe pastrimit të parave, por edhe raste të rritjes së numrit të hetimeve dhe dënimeve për korrupsion të zyrtarëve, të zgjedhurve vendore, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndër të tjera, prokurorja e Përgjithshme shqiptare shtoi se institucioni që ajo drejton i ka kushtuar rëndësi forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, shkëmbimit të eksperiencave në luftën kundër korrupsionit duke e konsideruar këtë luftë si një sfidë të ditëve që jetojmë.

Vëmendje të veçantë, - u shpreh Prokurorja e Përgjithshme, - i kemi kushtuar dhe hetimit të rasteve për veprën penale të pastrimit të parave, ku janë arritur rezultate falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë të punës ndërmjet FIU, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Bëhet me dije se takimin në fjalë e ka përshëndetur edhe vetë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ndërsa ka përcjellë përvojën serbe duke u përqendruar në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit sot, një problem ky me të cilën ndeshet gjithë rajoni i Ballkanit në tërësi.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›