URGJENT Gjykata e Tiranës dënon Top Channel me 400 mijë euro gjobë

SHIKONI VIDEOT PRO DHE KUNDER
Tiranë, 18 Qershor 2010 NOA Gjykata e Rrethit të Tiranës sapo ka shpallur një vendim që dënon me shumën e 400 mijë euro gjobë, (rreth 54.5 milionë lekë të rinj), televizionin kombëtar Top Channel, raporton nga gjykata, gazetari i agjencisë NOA.
Vendimin e ka marrë gjyqtari i çështjes Ylli Pango kundër Top Channel, Agim Bendo lidhur me padine e Pangos pas videos se transmetuar ne Top Channel ku aludohej se Pango atehere minister, ngacmonte seksualisht nje femer qe donte te punesohej.
Gjyqtari Bendo ka shpallur fajtore Top Channel duke pranuar si të drejtë padinë e ngritur nga ish-ministri i Turizmit dhe Kulturës Ylli Pango, lidhur me videon e publikuar ku Pango pretendohej të shfaqej të flirtonte me një vajzë.
Gjyqtari Agim Bendo, duke argumentuar vendimin, më tej edhe kërkon: Televizioni Top Channel, nuk duhet të publikojë më asnjë video të tillë që cenon jetën personale të tjetrit.
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/B8B3QXABuf0','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/DEX1sINwNE4','avreloaded1','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded1',styleclass:'allvideos'});
Ja biseda e plotë që publikoi Top Channel
TELEFONATA E PARË
Ylli Pango - Po
Fiksi - Alo
Ylli Pango - Çkemi?
Fiksi - Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me
familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja.
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).
Ylli Pango M.q.s., për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me
gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi Ok., por rreth çfarë ore?
Ylli Pango Shiko, ta bëjmë kështu, se kam hall që të tregojë rrugën
shoferi ty, ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë, si të
duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek Ministria, le të themi rreth
orës 5-5.30. Nga 5.30, tek Ministria, më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty
ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e...
Ylli Pango - Më mirë të ta tregojë shoferi, që mos të ngatërrohesh,
ta tregon shoferi.
Fiksi Hë, se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë.
Ylli Pango - Lër makinën tënde, me makinën e tij, që mos të
shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. Ekupton, edhe një herë, kur të vish,
do të të presë shoferi me makinën time.
Fiksi - Shoferi juaj?
Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi. Ti me makinën tënde vazhdoni. Do
të tregojë se ku është instituti dhe kaq.
Fiksi - Ok. Do ndalem një herë tek Ministria, apo të vazhdoj?
Ylli Pango - Te Ministria, te Ministria.
Fiksi - Dokumentet i pe?
Ylli Pango - Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak
muhabet, sepse kam disa ide që lidhen edhe me..., prandaj po të them edhe për
institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th., kam disa gjëra për punën,
gjithmonë që, po të jesh dakord ti, shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti,
sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?
Fiksi Ok., ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur,
besoj që...
Ylli Pango Po, e pashë pra, e pashë. Ti the që
mesataren e ke, kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq
mesatare, mirë e kishe. Po pra, mirë ishte e vlerësova, e kupton?
Hajde në 5.30 në Ministri, a e kupton?
Fiksi - Tek instituti do jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango - Po pra, po. Jo mo, ka zyrë aty, ka zyrë, është normale,
ka zyra, asnjë gjë tjetër. Hajde në Ministri që të të tregojë shoferi se ku
është instituti dhe kaq, asgjë tjetër. Pastaj, në institut, punët që janë atje
për tu bërë, dhe kaq. Do rrijmë një çikë vetëm dhe ik pastaj.
Fiksi - Ok. Në orën 5.30?
Ylli Pango - Në 5.30 jam në Ministri. Si ta kesh më kollaj, se po të
të them unë dil atje, dil këtu, nuk egjen dot se ku është instituti, a më
kupton, sepse do të vijë shoferi? Që të të trgojë rrugën ty, që ta gjesh
menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem, më
kupton?
Fiksi Ok., ma shpjego, se po vij më mirë, se, e kupton... të vij...
Ylli Pango Mirë, dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë, që sot
të ta tregoj si vend ku është, dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di
bankën "Pro Credit"?
Fiksi - "Pro Credit", ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë, që të nxjerr te... si quhej?
Fiksi - Tek "Koha Jonë"?
Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te...
ku del sheshi i rrumbullakët, që të çon tek Tirana e Re.
Fiksi - Po po, tek Tirana e Re.
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi, d.m.th.
Fiksi - E kam idenë "Pro Credit Banc", tek LSI-ja, aty.
Ylli Pango Aty afër LSI-së, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti,
vonohesh shumë?
Fiksi - Po për 20 min. them, nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra, ciao.
Fiksi Ok. kur të jem aty pastaj, do të të bëj telefon.
Telefonata 2
Ylli Pango - Ke ardhur?
Fiksi Alo, Prof. Ylli, më fal se të mora për të njoftuar se, ngaqë ka
shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di
se sa mund të vonohem.
Ylli Pango - E pashë, e pashë, se edhe këtu ka
një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo...
Fiksi - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëhere këtë po ta
them në telefon unë, që mos të ashtu... të vish me nge. D.m.th., LSI-ja është
kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re, është në krah të
majtë, apo jo, është kështu?
Fiksi - Po, po.
Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatë, që është kjo rruga e gjatë
me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh tek sheshi i madh në krah të
djathtë, është "Pro Credit Banc". E ke të shënuar,
"Pro Credit Banc", duket ajo.
Fiksi - Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango - E ke parasysh, kalon këto mobileri, lojëra
fati, çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe, para se të
dalësh tek sheshi i madh, krah për krah, është banka "Pro Credit".
Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është instituti,
në kat të 6-të, dhe ka tabelën tek dera, "Instituti Shqiptar i Studimeve
Sociale dhe Psikologjike". E ka të shënuar tek dera, me tabelë
të kuqe të madhe. D.m.th., pallati jeshil është përballë bankës, në krah tjetër
të rrugës, e ke parasysh?
Fiksi Po, po, e kam parasysh.
Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë,
shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që, më mirë ta fiksojmë nesër nga
ora 5.30 atje direkt, dhe e gjen, d.m.th.
Fiksi - Në orën 5.30 të vij direkt atje, mos të vij fare tek Ministria?
Ylli Pango Jo, po, n.q.s., e ke kështu ti, kontrolloje
një herë në mëngjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë?
D.m.th., bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh
kollaj. Po nuk e ke gjetur, më thuaj nuk e kam gjetur, dhe
vij e të marr edhe tek Ministria, po të duash. Është shumë kollaj.
Fiksi Ok., se unë mendova që, m.q.s., do fle sonte në Tiranë, mund të vij
nesër nga ora 9-10 tek Ministria
Ylli Pango Epo, tek Ministria e ke një çik zor ti, sepse
unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete,e ke parasysh? Në Ministri
ti do vish, nuk ka problem, kjo është, sepse në institut ka edhe gjëra të
tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra, se unë kam tjetër ide, ta thashë,
prandaj do bëjmë pak muhabet. Kam ide