E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama Problememe hetimet e 21 janarit

Te tjera rreth shkrimit Vrasjet e 21 janarit Tahiri ne prokurori Hezitime per hetime Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama e ftuar ne Konferencen e Miqve te Europes ka folur per mediat mbi punen e institucionit te akuzes ne Shqiperi dhe mbi disa na ceshtjet me te rendesishme ne vend.

Rama ka folur mbi ceshtjen e korrupsionit lidhur me video-pergjimin Meta-Prifti dosje e cila i ka kaluar gjykates si dhe hetimin mbi ngjarjet e 21 janarit ku prokuroria pritet te finalizoje 3 akuza.

Eumlshte drejtimi per vrasjet eshte drejtimi per organizatoret e demonstrimit te paligjshem si dhe drejtimi i mundesise se manipulimit te provave apo te te dhenave te hetimit. Keto jane 3 kerkesat qe zoti ambasador ka bere prezent ne deklaratat e tij te cilat ne po i ndjekim sigurisht. Une ju garantoj qe prokuroria po ben maksimumin e saj qe keto hetime te mbarojne ne kohen e duhur. Por ju thashe qe jane disa te dhena disa faza proceduriale te cilat nuk varen teresisht nga ne. Sot nuk mund te them qe po hasim problematika ose pengesa ne drejtim te hetimit edhe per faktin qe hetimi ka mbetur ne kete pike ne presim pergjigje nga FBI si dhe presim pergjigje nga Policia e Shtetit ne fakt qe te identifikoje organizatoret e tubimit te paligjshem. Keshtu qe klima mendoj se eshte me e qete tani dhe ne fakt eshte nje klime e nevojshme qe edhe prokuroria te kete rezultat. Eumlshte nje pune qe nuk mund te behet vetem nga prokuroria duhet bere ne bashkepunim me te gjitha institucionet qe kane kompetenca ne ushtrimin e hetimit tha Rama.

Prokuroria eshte gjithashtu ne pritje te nje pergjigje dhe nga autoritetet italiane per hetimet qe kane nisur ndaj ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli per ceshtjen e kromit.

Di qe eshte kerkuar nga autoritetet italiane qe te merren te dhena qe lidhen me statusin e kompanise qe ka fituar te drejten e koncesionit per shfrytezimin e minieres se Bulqizes dhe besoj qe jemi ne pritje te atyre pergjigjeve. Jane konsideruar te rendesishme ato pergjigje nga prokuroret e ceshtjes ne menyre qe te japin nje qendrim lidhur me pergjegjesite e kujtdo qe do te rezultoje qe do te kete pergjegjesi ne ceshtje tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›