Urdher arresti per Kumbaronnuk u paraqit ne gjykate angleze
Ish-funksionari i sherbimit sekret shqiptar Ilir Kumbaro ndaj te cilit drejtesia shqiptare ka kerkuar ekstradimin nuk eshte paraqitur gjate seances gjyqesore ne ngarkim te tij. Policia angleze ka filluar menjehere hetimet per gjetjen dhe arrestimin e tij.
Televizioni Top Channel beri te ditur se prokurorja e ceshtjes e cila eshte perfaqesuese e pales shqiptare ne kete gjykate eshte shprehur se Kumbaro kishte hyre ilegalisht ne Britanine e Madhe dhe se kishte mundesite dhe mjetet ne dispozicion per tu zhdukur dhe per tiu shmangur drejtesise.
Avokati i Kumbaros eshte shprehur se kishte kontaktuar me familjen por nuk saktesoi nese ishte kontaktuar apo jo klienti i tij.
Urdhri i arrestit eshte leshuar nga drejtesia ndersa pritet qe policia britanike te beje ndalimin e tij i cili pas arrestimit do te procedohet ne gjendje arresti deri ne pritje te vendimit perfundimtar.
Kumbaro akuzohet per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995. Atij i eshte dhene leje qendrimi per ne Britani qe nga gushti i vitit 1996 pas pretendimeve te tij se ai ishte refugjat kosovar duke u paraqitur me emrin e rreme Shaqa Shatri.