Ina Rama kerkese SHISH-it per verifikime jashte Shqiperise

Kryeprokurorja i kerkon ndihme sherbimit inteligjent per hetimin jashte vendit te pasurive llogarive bankare te politikaneve shqiptare apo zyrtareve shteterore. Kerkesa ka ardhur ne nje takim trepalesh mes kreut te Deklarimit te Pasurive atij te Sherbimit Informativ Shteteror dhe Prokurores se Pergjithshme. Kjo kerkese e vecante vjen pas nje sere pengesash qe organi qendror i akuzes ka pasur per te hetuar rastet e denoncuara nga ILDKP-ja pasi shume pasuri dyshohen se jane investuar dhe derguar jashte Shqiperise ku prokuroria jone nuk ka tagrin per te hetuar.
Sipas te dhenave zyrtare Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka pasur nje takim ne mjediset e Prokurorise se Pergjithshme me kryetarin e Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri dhe Inspektorin e Pergjithshem te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla. Tre titullaret e institucioneve te larta te shtetit diskutuan per rritjen e bashkepunimit te metejshem midis organeve qe drejtojne. Ne kete kuader ata i meshuan idese se shkembimi i informacionit merr nje rendesi te vecante per rritjen e efikasitetit te punes se ketyre institucioneve. Tre drejtuesit e larte gjate takimit trajtuan edhe probleme qe kane te bejne me ceshtjet me aktuale qe kane lidhje me objektin e punes se ketyre institucioneve dhe qe jane edhe ne fokus te opinionit publik.
Ne takim mesohet se kreu i ILDKP-se ka kerkuar qe ceshtjet e denoncuara prej tyre prane prokurorise te hetohen sa me shpejt te jete e mundur dhe qe te merren masat per personat qe kane fshehur te ardhurat apo burimin e tyre. Kjo eshte pranuar nga Prokurorja e Pergjithshme e cila ka deklaruar se ishte tejet e veshtire pasi hetimet shpeshhere te cojne jashte kufijve te Shqiperise ku nuk mund te nderhyhet dhe puna veshtiresohet me shume. Per kete arsye Ina Rama i eshte drejtuar per ndihme edhe kreut te Sherbimit Informativ institucion i cili mund te shtrije aktivitetin e tij te fshehte dhe hetimor jashte kufijve te Shqiperise me qellim mbrojtjen e interesave te shtetit. Konkretisht Shaqirit i eshte kerkuar ndihme per te mbledhur sa me shume informacion per investimet ose fshehjen e parave te politikaneve dhe zyrtareve shqiptare jashte vendit tone ku ka pasur shume informacione per investime kolosale te tyre po ashtu edhe llogari bankare sidomos ne vendet e Perendimit.
Nderkaq nje tjeter pike e takimit kishte te bente edhe me lidhjet e zyrtareve shqiptare me persona te huaj te cilet ushtrojne aktivitet te dyshimte ne fushen e biznesit. Edhe per kete eshte kerkuar bashkepunim me i ngushte me SHISH me qellim parandalimin e rasteve te renda qe mund te cenojne ekonomine shqiptare. Madje nje teme e nxehte ka qene hetimi per rastet e publikuara se fundmi ne media ku eshte fokusuar i gjithe opinioni publik dhe eshte diskutuar sesi te jepet zgjidhje mbi keto probleme qe lidhen me sigurine shteterore.
Takimi u karakterizua nga fryma e bashkepunimit ne menyre qe te tre institucionet tu pergjigjen me profesionalizem dhe efikasitet ceshtjeve me te cilat perballen ne punen e tyre. Ky takim vjen ne nje moment kur si opozita ashtu edhe mazhoranca akuzojne prej disa kohesh njera-tjetren publikisht per mosdeklarim pasurish apo per afera korruptive me privatizimet dhe lejet koncesionare si dhe gjobevenie per lejet e ndertimit. Si opozita ashtu edhe pozita i kane kerkuar organeve te drejtesise si edhe institucionit te larte te deklarimit te pasurive te hetojne mbi akuzat e leshuara per zbardhjen e tyre perballe opinionit publik.