E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Protesta kudo ne rruge dhe ne Parlament

Lideri i opozites nga Berati tregon strategjine e veprimit politik

Kryetari i Partise Socialiste eshte ndalur dje ne Berat ne kuader te turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim. Ai eshte takuar me anetare dhe simpatizante te kesaj partie ne kete qytet ku ka qene i shoqeruar nga kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se Gramoz Ruci dhe deputete te majte te qarkut. Bashkebisedimi qe PS ka nisur ne mbare vendin po krijon mundesine per meditim mbi gjendjen ne te cilen ndodhet vendi sot e ka nisur fjalen Edi Rama i cili ritheksoi situaten e veshtire te cilen opozita premton ta ndryshoje. Permes rruges se protestave dhe reagimit qytetar PS po ve ne levizje mekanizma opozitare qe pritet te materializohen ne muajin tetor. Ne do te vazhdojme rezistencen tone demokratike permes protestave ne rruge ne Parlament ne qytet e ne fshat. Vetem duke larguar Berishen dhe qeverisjen e tij ne do te vendosim ne vend drejtesine e zgjedhjeve te vjedhura transparencen e vjedhjes se votes deklaroi kreu i Partise Socialiste. Mesazhi i opozites jo vetem i ben jehone krizes ekonomike dhe pasojave shkaterrimtare te korrupsionit qeveritar si pjese e se keqes qe ka perfshire vendin por ai ne te vertete po zbulon edhe demagogjine e madhe mashtruese mbi te cilen po ngrihet edhe kredoja e integrimit. Sipas Edi Rames situata deshperuese ku qeveria e Sali Berishes e ka cuar vendin thjesht e mban Shqiperine larg Bashkimit Europian. Nje qeveri e cila nuk e le popullin te zgjedhe eshte nje pushtet interesash eshte nje qeveri qe nuk do tia dije per hallet problemet e jo me pastaj per deshirat shpresat dhe endrrat e njerezve. Ky eshte dallimi i madh midis nje demokracie te marre peng dhe nje demokracie qe funksionon mes Shqiperise se sotme qeverise se saj dhe vendeve te Bashkimit Europian ku ne duam te behemi pjese u shpreh Edi Rama. Ai ka prekur edhe ngjarjet e fundit ne Tirane kur permes nje procesi qe ai e quajti te transparences po dalin ne siperfaqe nje seri faktesh dhe te dhenash qe dokumentojne shqetesimet e opozites. Baladat qe po dalin per dite ne driten e diellit fale procesit te transparences qe ne kemi nisur pasi e kemi thene se ky nuk eshte nje proces politik akuzash dhe shpifjesh per te fituar mbi kundershtarin por ky eshte proces transparence per te ndeshkuar te verteten e rende qe sot fatkeqesisht kemi mbetur te vetmit qe kemi fuqine dhe vullnetin ta ndeshkojme ne kushtet kur gjithcka rreth nesh eshte tkurrur dhe mbledhur ne vetvete qe nga shoqeria civile sipermarrja dhe tek vete mediat tha Edi Rama. Balada e korrupsionit e nxjerre ne siperfaqe nga PS po sherbehet si mjet qe ploteson moralisht angazhimin dhe kredon opozitare per te protestuar. Me nje krize qe deshmohet dita-dites me faktet e korrupsionit qe nuk mund te pergenjeshtrohen dhe me demagogjine e kapur ne flagrance te nje Kryeministri qe nuk njeh asnje pergjegjesi per ato qe ngjasin ne qeverine e tij PS ka arritur te ndertoje terrenin e nje levizjeje qe behet e natyrshme per me shume qe kriza ekonomike sipas saj ka zbritur deri ne xhepin e cdo qytetari te thjeshte tek i cili shpresohet edhe ndryshimi. Ne nuk duhet ta leme nje popull qe te mbetet peng i politikes se neveritshme qe zanatin e politikes e kthen ne zanat te vjedhjes. Sot ne vend numerohen nje milion te papune dhe mjafton qofte dhe ky fakt qe ne te kerkojme largimin e kesaj qeverie. Me ane te protestave qe do te zhvillojme ne rruge ne Parlament ne do te mund te largojme Berishen dhe qeverisjen e tij eshte shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›