Ina Rama kerkon ndihme nga SHBA-te hetimi me i besueshem

TIRANE- Kryeprokuroja Ina Rama ne nje konference per shtyp ku kishte ftuar dhe ambasadorin e SHBA-se Aleksander Arvizu i ka kerkuar ketij te fundit asistence hetimore nga vendi i tij. Kryeprokurorja Ina Rama ne konferencen e pare per shtyp pas ngjarjeve te 21 janarit tha se Prokuroria ka nisur hetimet dhe se ky do te jete nje hetim profesional dhe i pavarur. Sipas kryeprokurores Shtetet e Bashkuara te Amerikes disponojne asistencen e nevojshme teknike.
Kjo asistence kerkohet te shtrihet ne aspekte te vecanta te ekspertizes kriminalistike dhe hetimit ne te cilen SHBA kane nje standart te larte profesional fakt i cili besojme se do te jape garanci te mjaftueshme se procesi i nisur i hetimit do te jete me i arrire profesionalisht dhe me i besueshem ne paanshmerine e tij - tha Ina Rama
Sipas Kryeprokurores Ina Rama rezultatet e kesaj veprimtarie hetimore te kryer qe ne castet e para pas ndodhjes se ngjarjes me profesionalizem te larte nga prokuroret dhe oficeret e prokurorise Tirane eshte e nevojshem ti nenshtrohen nje sere ekzaminimeve kriminalistike apo mjeko ligjore konkluzionet shkencore te te cilave jane teper te rendesishme per ezaurimin e nje hetimi te pavarur dhe te gjithanshem - thuhet ne deklaraten e Kryeprokurores
Ndersa ne fjalen e tij ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu pasi shprehu keqardhjen e tij per ngjarjet e 21 janarit dhe per jetet e humbura tha se do ta shqyrtoje me kujdes kerkesen e Kryeprokurores Ina Rama. Arvizu beri thirrje gjithashtu qe dy partite me te medha ne vend te anullonin tubimet e paralajmeruara.
KJo deklarate ishte reagimi i pare i Kryeprokurores pas demonstrates se 21 janarit ku humben jeten tre persona dhe shume te tjere u plagosen. Kryeprokurorja Ina Rama eshte perballur gjate keyre diteve me akuza te njepasnjeshme nga ana e mazhorances per anshmeri te saj ne hetime.