E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata politike, pritet takime mes Topit dhe Lajcak

Presidenti Bamir Topi, ditën e nesërme do të mbajë një takim pune me të dërguarin e BE-së në orën 08.30. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, i cili do të udhëtoj drejt Tiranës, për të biseduar për situatën aktuale politike dhe ajo e krijuar pas 21 janarit, ku u vrane 3 qytetare dhe u plagosen dhjetra te tjere.
 

Diplomati sllovak ka përvojë në ndërmjetësime, pasi së fundi ai ka shërbyer edhe në Bosnjë Hercegovinë, si i dërguar i Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›