E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama sulmon gjyqesorin

E enjte 07 Qershor 2012 1931 Ina RamaSistemi gjyqesor ne Shqiperi po pengon luften e Prokurorise kunder korrupsionit. Akuza e forte vjen nga shefja e organit te akuzes Ina Rama gjate nje interviste per Zerin e Amerikes. Duke specifikuar rastet e gjykimit te zyrtareve te larte por pa permendur emra kryeprokurorja Rama tha se vendimet e gjykates kane qene krejtesisht te gabuara. Sa i perket hetimeve per ngjarjet e 21 janarit 2011 zonja Rama theksoi se hetimi per organizatore eshte ende ne fazen e mbledhjes se provave. Prokurorja e Pergjithshme theksoi se hetimet per 21 janarin kane qene te veshtira dhe komplekse dhe ndikim te madh per kete ka pasur edhe perfshirja e strukturave te shtetit.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›